REFLEKTIM

Abdyl Hajredini: Mbahu mësues!

Mendja dhe duart tuaja janë të arta. Ti din ta kalosh situatën, pa mëri, me zemër të madhe dhe mendje të kthjellët! Ka rrugëdalje. Ky popull ka nevojë për mësues. Ndaj, tani e gjithmonë: MBAHU MËSUES!

Tani e gjithmonë:

MBAHU MËSUES!


Mbahu mësues! Sado që të shajnë, sado që të fyejnë, sado që të përçmojnë, Ti, mbahu Mësues! Mbahu se ti je mësues, je misionar, je i shenjtë. Ti je vetë universi i të gjitha vlerave. Andaj, mos u brengos kur të përbuzin! Fali! Fali se ata janë të mjerë, të mbështjellë me injorancën e tyre.

Mësues, bëje të pamundurën që përmes shembullit tënd, të heshtin injorantët! 


A të kujtohet kur Migjeni përkëdhelte ballin dhe zhelet e Lulit të Vocërr?


A të kujtohet kur Afërdita (modeli ideal i mësuesit) kishte ngritur nga humnera e mosdijes një turmë të tërë të Grykasit?


Po pra, Mësues! Mendja dhe duart tuaja janë të arta. Ti din ta kalosh situatën, pa mëri, me zemër të madhe dhe mendje të kthjellët! Ka rrugëdalje. Ky popull ka nevojë për mësues.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,511 Lexime
10 muaj më parë