Borim i ri

“Abel Sançez: një histori pasioni”, botim i ri i Albas përkthyer nga Antonio Çikollari

“Abel Sançez” është një nga veprat më të ndjeshme të Miguel de Unamunos, që mund të lexohet si një histori pasioni apo si historia e një pasioni. Përfaqëson përfshirjen në një mënyrë të re narrative në karrierën romantike të Unamunos: atë të rrëfimtarit.

“Abel Sançez” është një nga veprat më të ndjeshme të Miguel de Unamunos, që mund të lexohet si një histori pasioni apo si historia e një pasioni. Përfaqëson përfshirjen në një mënyrë të re narrative në karrierën romantike të Unamunos: atë të rrëfimtarit. 


Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit - një histori pasioni - ose si analiza e brendisë ë një personazhi - historia e një pasioni. Edhe përtej kësaj, Unamuno përpiqet të depërtojë në atë që, në dukje, është ves historik zilie dhe cinizmi i spanjollëve. 



Miguel de Unamuno (Bilbao, 1864-1936), profesor, filozof dhe shkrimtar, luftoi diktaturën e Primo de Riverës, gjë që solli dëbimin e tij në Furteventura dhe më pas arratisjen në Francë. Ashtu si të gjithë anëtarët e brezit të 1898-ës, shqetësimi për Spanjën mbizotëronte në pjesën më të madhe të krijimit të tij letrar, i cili me kalimin e viteve u largua nga racionalizmi, nën ndikimin e Shopenhauerit dhe Kierkegardit, drejt ekzistencializmit. Veprat e tij ndërthuren mes mendimit, filozofisë, letërsisë dhe poezisë në të njëjtën kohë, me qëllimin e vetëm për t’u bërë si një çlirim apo shpëtim i brendisë së tij të sforcuar.




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

510 Lexime
5 muaj më parë