Paketa e Abetares

Abetare mbarëkombëtare

Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitëse, tërheqëse dhe të përvetësueshme, duke harmonizuar pesë proceset bazë: të vëzhguarit, të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.

Paketa e abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ajo është mbështetur në programet e Ministrisë së Arsimit të këtyre trevave. Qëllimi i grupit të punës ka qenë të përgatisnin një paketë sa më të plotë, që do t’u shërbejë si nxënësve në shkolla, ashtu dhe fëmijëve që do ta përdorin këtë paketë në mjedisin familjar.


Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitëse, tërheqëse dhe të përvetësueshme, duke harmonizuar pesë proceset bazë: të vëzhguarit, të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.


Paketa përmban:

·        Tekstin bazë, Abetare, i strukturuar me tri pjesë: Paraabetare, Abetare, Pasabetare;

·        Fletoren e modeluar, ku nxënësit sipas modelit do të shkruajnë shkronjat e dorës;

·        Fletën e punës, ku nxënësit do të ushtrohen për mësimin e shkronjave, kryesisht të shtypit dhe disa njohuri gramatikore;

·        Fjalorin e ilustruar: (shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-gjermanisht); në paketë është një nga këta fjalorë. Synimi është që fjalorët t’u shërbejnë edhe fëmijëve që jetojnë jashtë vendit të tyre;

·        Xhepin e shkronjave dhe të rrokjeve;

·        CD-në, e cila si mjet audio-vizual u shërben  nxënësve për proceset e të dëgjuarit dhe të vëzhguarit;

·        Mozaikun me vjersha për secilën shkronjë;

·        Librin e stërgjyshërve (me poezi të rilindësve);

·        Udhëzuesin për mësuesit dhe për prindërit.


(Portali Shkollor)

6,075 Lexime
6 vjet më parë