ALBAS organizoi aktivitetin “Parku dhe libri”
Në kuadër të festave të nëntorit shtëpia botuese ALBAS në bashkëpunim me APR organizoi aktivitetin me temë “Parku dhe libri” në mjediset e Liqenit Artificial.
Në kuadër të festave të nëntorit shtëpia botuese ALBAS në bashkëpunim me APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit) organizoi aktivitetin me temë “Parku dhe libri” në mjediset e Liqenit Artificial.
Leximet në mjediset e Parkut të Liqenit Artificial i bënë dëgjuesit e vegjël të ndihen më pranë librit dhe natyrës.
ALBAS zhvendosi këndin e librit për fëmijë dhe të rritur për të qenë sa më pranë dashamirësve të librit.
Fëmijët interpretuan përpara njëri-tjetrit pjesë nga librat e tyre të preferuar. Biseduan për personazhet e tyre të dashura, sugjeruan libra, ndaluan në këndin e librit për të marrë librin e radhës i cili pasi të lexohet do të zërë vend në bibliotekën e tyre.
Edhe prindërit ndaluan për të parë një shfaqje të vërtetë ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm fëmijët. E në fund të gjithë së bashkua uruan festat e nëntorit e me doçkat e tyre të vogla formuan shqiponjën dykrenare.
Të tjera aktivitete do të zhvillohen në ditët në vijim.
ALBAS është gjithmonë pranë jush, ne ju mbështesim për arsimim dhe dije.
Botim i ri nga ALBAS: “Më quajnë... Fadil Vokrri”, nga Arbër Salihu
Planet mësimore, ditarët dhe materialet ndihmëse të teksteve shkollore të Albas Shqipëri
Albas hap dy klube leximi: “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Klubi i leximit për të rritur”