Albas në muajin Mars

Albas organizon “VenusFest” për muajin Mars, aktivitete të larmishme dhe dhurata

VenusFest është organizimi më i fundit i Librarisë Albas. Nga data 5-20 mars, e gjithë letërsia e shkruar nga gratë, do të vijë me 20% zbritje si për botimet e Albas-it, ashtu edhe për shtëpitë e tjera botuese. Ndërkohë në librari do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me në fokus gratë. Njihuni më poshtë.

Muaji mars ka çelur sezonin shumë të dashur të pranverës dhe me të vjen VenusFest. Ky është organizimi më i fundit që po ndërmerr Shtëpia Botuese Albas përgjatë këtij muaji. Nga data 5 deri ne 20 mars, e gjithë letërsia e shkruar nga gratë, do të vijë me 20% zbritje për botimet e Albas-it,por jo vetëm, edhe të shtëpive të tjera botuese. Përveç kësaj gjatë gjithë muajit në librari do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me në fokus gratë. Ju ftojmë të njiheni më poshtë.



Më 7 dhe 8 Mars buqeta me libra dhe lule 


Në datë 7 dhe 8 Mars në Librarinë Albas do të shpërndahen si dhuratë për të gjitha gratë dhe mësimdhënësit që futen në libari, buqeta të vogla me libra dhe lule. Do jetë një përzgjedhje rastësore e tyre.

S’ Magic Workshop nga Sofiana Filipi më 8 Mars 

Për herë të parë (por aspak të fundit) në librarinë Albas, më datë 8 mars ora 18:00, vjen një Workshop dedikuar energjisë femërore; energjia e së bukurës, dashurisë për veten e të tjerët, energjisë për të përjetuar mirëqenie dhe për tu ndjerë në komunitet me njëra-tjetrën.


Qëllimi i workshop-it është të prezantojë një hapësirë të sigurt, të festohet dhe nxirret në pah femërorja dhe të kaliten fuqitë manifestuese. Ndjenjat dhe inteligjenca emocionale janë tipare të gjithë femrave, janë superfuqia jonë. Shpesh ma ndodh ta harrojmë dhe ky workshop është rikujtim i këtij fakti.


Procesi:

•Ritual hapjeje

•Meditim për sigurinë e brendshme

•Celebrime, largime, dëshira 

•Realiteti 5 shqisor (kalitje e fuqisë manifestuese)

•Ritual mbylljeje


S’Magic Portal nga Sofiana Filipi është hapësira ju secila prej nesh rizgjon mrekullinë e të qenit femër në një hapësirë të sigurt, pa paragjykime dhe sa profesionale aq edhe argëtuese. Këtu tantra dhe terapia moderne ofrojnë metodat më të mira për një jetë më magjike. 



BRUNCH festiv më datë 9 Mars ora 11:30 

Si pjesë e organizimit të VenusFest, Albas ju fton të na bashkoheni në një BRUNCH festiv mes libradashëseve. Ky takim do zhvillohet mes vajzash, në Librarinë ALBAS, ora 11:30, të shtunën. 

Le të ngremë dolli me një koktej freskues, copëza ëmbëlsirash dhe biseda, diskutime lindur nga bota magjike e shkrimit dhe e leximit, por edhe prej bukurisë dhe feminilitetit, aq mjeshtërisht ndërthurur në art.

Vijon...



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

82 Lexime
1 muaj më parë