Tiranë

Albas pasuron bibliotekat e kopshteve dhe çerdheve

Albas uron "Gëzuar Vitin e Ri 2017!" për të gjithë fëmijët e parashkollorit, duke besuar se investimi në edukimin e tyre do të përgatitë nxënës të suksesshëm në ciklin e studimeve në vazhdimësi.

Shtëpia botuese Albas në bashkëpunim me Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, në Bashkinë e Tiranës dhuruan këtë fundvit për bibliotekat e të gjitha kopshteve dhe çerdheve të Tiranës libra dhe lodra didaktike për fëmijët e kësaj grupmoshe.

Aktiviteti u organizua pranë ambienteve të Kopshtit nr. 8 dhe u hap me fjalën e kryeredaktores së shtëpisë botuese Albas, zonjës Natasha Pepivani, e cila theksoi rëndësinë e edukimit të fëmijëve të ciklit parashkollor me metoda bashkëkohore dhe moderne.

Në mbyllje drejtoresha e QEZHF-it, Zhaneta Beqiri u ndal te arritjet dhe vështirësitë e vitit që po lëmë pas dhe duke falënderuar të gjitha stafet e kopshteve uroi për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm në edukimin dhe përkushtimin ndaj fëmijëve. Shtëpia botuese Albas, motoja e së cilës është "Me ne më pranë dijes" ka investuar botime cilësore jo vetëm përlibrin shkollor në arsimin parauniversitar, por i ka kushtuar vëmendje dhe përkushtim maksimal botimeve për ciklin parashkollor, si në fushën e edukimit, ashtu edhe në librin artistik të përshtatur për këtë grupmoshë.

Lodrat didaktike, të cilat janë të një cilësie tepër të lartë dhe me siguri maksimale, janë ndër më të përshtatshmet për fëmijët. Albas me këtë rasturon "Gëzuar Vitin e Ri 2017!" për të gjithë fëmijët e këtij cikli,duke besuar se investimi në edukimin e tyre do të përgatitë nxënës tësuksesshëm në ciklin e studimeve në vazhdimësi.

2,496 Lexime
7 vjet më parë