QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Albas trajnim me kredite në Lushnjë

Me datën 7 dhe 8 dhjetor trajnimi do të zhvillohen në qytetin e Lushnjës për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit.

Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Me datën 7 dhe 8 dhjetor trajnimi do të zhvillohen në qytetin e Lushnjës për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit dhe për të tjera detaje jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ;ose në adresën trajnime@albas.al


(Portali Shkollor)

1,951 Lexime
1 muaj më parë