ESE

Aty ku letra simbolizon mendjen, lapsi simbolizon argumentin dhe era simbolizon sprovat!

Nëse lapsi shkruan me dorë pa dije, quhet pakujdesi. Nëse lapsi shkruan nga besimi si burim, bindja si pranim dhe mendja si përceptim, pastaj hidhet në vepër, kjo quhet dituri.

Aty ku letra simbolizon mendjen, lapsi simbolizon argumentin dhe era simbolizon sprovat! Letra të cilën e mbajmë në tavolinë për të hedhur bindjet, mendimet dhe opinionet tona lidhur me një çështje të caktuar, mbetet vetëm leckë, nëse kësaj të fundit nuk i'a shoqërojmë lapsin. 


Shpeshherë na ndodh që gjatë shkrimeve të fryejë erë, dhe të na e rrokullisë fletën sa matanë e sa këtanë, sa në atë qoshe e sa në këtë qoshe, bile edhe të na humbasë të tërën, nëse ne mbi letër nuk e vëmë lapsin ta ruaj atë. Le zgjedhim mbi letër ta vëmë lapsin, apo gurin, dijen apo injorancën, butësinë apo ashpërsinë, të mirën apo të keqën, të drejtën apo të padrejtën... 


Nëse lapsi vetëm vendoset mbi fletë, pa shkruar asgjë, quhet injorancë. Nëse letra lihet të shëtis sokaqet, quhet mendjelehtësi. Nëse me angazhimin tonë për t'u treguar të tjerëve bukurinë e lapsit dhe duke u shitur letra habitemi, kurse harrojmë me laps të shkruajmë në letër, quhet mendjemadhësi. Atëherë kur letra e di se çfarë do shkruaj dhe lapsi e di se çfarë do shkruhet në letër, para se t'i thotë bindja e besimi, quhet mendjemprehtësi. Nëse letra shkruan, por gabimet i shkarravitim me laps, duke mos përdorur gomën, quhet marrëzi. Nëse lapsi shkruan me dorë pa dije, quhet pakujdesi. Nëse lapsi shkruan nga besimi si burim, bindja si pranim dhe mendja si përceptim, pastaj hidhet në vepër, kjo quhet dituri.


 

(ILAZ Hajra - Lumi; Portali Shkollor)

4,266 Lexime
5 vjet më parë