SURPRIZA

“Befasia e fundvitit për nxënësit e mi”- mësuesja nga Kosova, Flaureta Neziri, rrëfen e emocionuar

Një surprizë vërtetë të bukur u ka bërë mësuesja Flaureta Neziri nxënësve të saj të klasës së parë, në shkollën “Shaban Jashari”, Kosovë. Për t’i bërë vogëlushët sa më të lumtur ajo e ka kthyer klasës në një vend të vërtetë feste.

Nxënësit e klasës së parë të shkollës Fillore dhe e Mesme e Ulët  “Shaban Jashari”, në Skënderaj të Kosovës, kanë mbetur të befasuar në ditën e fundit të shkollës, për vitin që sapo lëmë pas! Mësuesja e tyre, Flaureta Neziri ka organizuar një festë surprizë për ta! 


Në klasën e tyre nuk munguan dekorimet simbol të festave, ëmbëlsirat, fishekzjarrët , këngët, kërcimet, por as edhe animatorët. Vogëlushët sipas mësues janë ndjerë vërtetë të lumtur dhe ky ishte dhe qëllimi që ajo dëshironte të arrinte, në bashkëpunim me prindërit. 


Nxënësit e mi nuk kanë qenë në dijeni për asgjë. Kam biseduar vetëm me prindërit e tyre. Caktova një kod veshje dhe ata kane ardhur në shkollë si gjithmonë. Kur kanë hyrë në klasë kanë parë koktejin dhe animatorët që i prisnin. Nuk e harroj kurrë atë gëzim që kam parë në fytyrat e nxënësve atë ditë, është shprehur mësuesja Flaureta Neziri .

Këto ditë feste kanë qenë ditë vërtetë të veçanta thuajse në të gjitha shkollat e mbarëshqiptare! Momentet e lumtura si për mësuesit dhe nxënësit kanë përmbyllur arritjet dhe punën për vitin që sapo lëmë pas. Ne ju urojmë suksese për vitin 2020 dhe çaste të tilla qofshin sa më të shumta! 

Fëmijët duhet të jenë të lumtur për të qenë të edukuar! 



(Portali Shkollor)

3,580 Lexime
4 vjet më parë