Botimet “Albas” në secilën shkollë të Kosovës

Shtëpia Botuese “Albas” edhe këtë vit i ka shpërndarë librat shkollorë në të gjitha shkollat shqipe në Kosovë

Shtëpia Botuese “Albas” edhe këtë vit i ka shpërndarë librat shkollorë në të gjitha shkollat shqipe në Kosovë. Shpërndarja në kohë është një përparësi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesmeve të ulëta, pasi do të kenë mundësi të fillojnë vitin shkollor më mbarë. Kjo shpërndarje është bërë edhe falë bashkëpunimit korrekt me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila ka treguar një bashkëpunim tejet profesional.

Shpërndarja e librave shkollorë është realizuar në kuadër të projektit disavjeçar të financuar nga MASHT. Ajo ua lehtëson nxënësve kompletimin me libra dhe mundëson mbarëvajtjen e tyre sa më të mirë në mësimnxënie. E, në saje të këtij projekti, nuk mund të mungojë në shkolla prania e teksteve cilësore, të botuara nga “Albas-i”. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesmeve të ulëta do të kenë mundësinë që të mësojnë edhe me tekstet tona, të cilat kanë një vlerësim të lartë nga vetë mësimdhënësit/et në të gjithë Kosovën.

Cilësia e padiskutueshme e teksteve të botuara nga “Albas”, mirëpritet gjithkund nëpër Kosovë.  Dhe, si rrjedhojë, kërkesat nga vetë mësimdhënësit/et për tekstet tona janë edhe më të mëdha;  në krahasim me tekstet që shpërndahen për momentin nëpër shkolla.

Fillimi i mbarë i këtij viti për të gjithë institucionet arsimore në Kosovë, qoftë alternativa e vetme. Albas, do të jetë gjithmonë pranë jush!

Fatlum Hetemi

3,292 Lexime
8 vjet më parë