NGJARJA

Çelet Panairi i Librit, stenda e ALBAS sjell botime të të gjitha kategorive dhe për të gjitha moshat

Në Pallatin e Kongreseve ka çelur siparin e tij Panairi i Librit, Tirana 2019. Njihuni me stendën e ALBAS dhe botimet më të reja që sjell shtëpia botuese këtë vit.

Panairi i Librit, Tirana 2019, u çel sot në Pallatin e Kongreseve. Nga data 13 deri më 17 nëntor ju do të keni mundësi që të bëni blerjet tuaja të librave të preferuar por gjithashtu do të keni mundësi të takoni nga afër autorë dhe përkthyes të ndryshëm. Stenda e shtëpisë botuese ALBAS sjell botime të të gjitha kategorive dhe për të gjitha moshat: kryevepra të klasikëve botëror, libra të letërsisë së mirfilltë dhe botime të larmishme për fëmijë. 


Konkretisht këta janë disa nga titujt më të rinj të librave që vijnë nga ALBAS: 


Seria klasikë/modernë:

"Udha për te fari"- Virginia Ëolf, përktheu Klodian Briçi

"Xha Gorioi" – Balzak, përktheu Primo Shllaku

"Libri i dashurisë" – Rumi, përktheu Ukë Buçpapaj


Seria nobelistë:

"Shtërgjet" -  Olga Tokarczuck, përktheu Edlira Lloha

"Kafsha e zemrës" - Herta Muller, përktheu Ana Kove


Seria BOMBE

("BOMBE, Be Open-Minded, Be European" ka si qëllim përkthimin, botimin e librave të autorëve bashkëkohorë evropianë. Këta janë libra "mendjehapur", është një letërsi e vlerave njerëzore, pa dallime kufijsh, një letërsi e vlerave evropiane).

Disa nga titujt e kësaj serie janë:

"Zhdukja e Jozef Mengelesë"- Olivier Guez, përktheu Amantia Kapo

"Fizika e trishtimit" -  Georgi Gospodinov, përktheu Milena Selimi

"Humnera" - Darko Tusevljakovic, përktheu Ben Andoni

"Nata, dritat" – Clemens Meyer


Libri kulturologjik

"Kultura e terrorizmit"- Noam Chomsky; përkthyeu Klajd Bylyku  

 "Realizmi socialist në sistemin letrar shqiptar" - Eldon Gjikaj


Poezi

Kukuta e Sokratit – Sabri Hamiti

Apokalipsi i Kasandrës – Dimitris Dimitriadis


 Proza shqipe

"Tregimet e civilizimit" – Mimoza Ahmeti

"Pragu i braktisjes" - Andreas Dushi


Libra për ngritjen shpirtërore:

Klubi  "5 e mëngjesit" – Robin Sharma, përktheu Gent Sinani

"Një autoritet i ri pa dënime dhe pa dacka" – përktheu Denada Toçe


 Seria për të rinj

"Mondo dhe tregime të tjera"- J.M.G. Le Clézio, përktheu Amanita Kapo

"Çfarë muzike!" - Laura Abis, përktheu Ervisa Paloka; Historia e Rock-ut shqiptar; Kozeta Kurti

"Dhelprat e shkretëtirës" - Pierdomenico Baçalario, përktheu Teuta Meçi


Seria Guidat e qyteteve shqiptare për fëmijë:

Miniguida Tirana – Blendi Fevziu


 Klasikët për fëmijë

Iljada/ Odiseja/ Eneida – përktheu Viola Dona

Përrallat e vëllezërve GRIM – përktheu Haxhire Luli

Ana flokëkuqja – përkthyen Era dhe Adela Buçpapaj


Seria për fëmijë

Përralla "Trëndafili i bardhë" – Elia Zaharia Zogu

"Joni, Kaltra dhe shtepiza prej akulloreje" – Denada Toçe

"Gënjeshtra të bardha" - Sevi Lami Agolli

"Bëmat e Estes dhe Kokosë 2" – Natasha Poroçani

Foto nga stenda e ALBAS 

(Portali Shkollor)

3,040 Lexime
4 vjet më parë