Cilët janë titujt më të preferuar të librave këtë sezon veror?
Stina e verës, vapës dhe pushimeve të gjata për shumë njerëz preferohet të kalohet në shoqërinë e një libri të mirë, veçanërisht buzë detit. Albas, përmes projektit më të ri “Shqipëria në një makinë”, specifikon edhe titujt që janë pëlqyer më së shumti nga lexuesit e grupmoshave të ndryshme këtë sezon veror.
Sa i duam librat në stinën e verës?
Stina e verës, vapës, pushimeve të gjata dhe dembelizmit për shumë njerëz preferohet të kalohet në shoqërinë e një libri të mirë, veçanërisht buzë detit.
Albas, përmes projektit më të ri “Shqipëria në një makinë”, ka qenë këto javë të nxehta në qytete të ndryshme të Shqipërisë duke parë interesin e vendasve, por edhe turistëve mbi librat dhe leximin. Prindër, fëmijë, mësues dhe të rinj, janë shprehur se në kohën e pushimeve zgjedhin të kalojnë kohën duke lexuar librat e lënë mënjanë në sirtar gjatë vitit. Turistët që vizitojnë qytetet shprehin interes të veçantë në autorët vendas, kryesisht në librat që promovojnë zonat natyrore të trojeve tona.
Cilët janë titujt më të preferuar këtë verë?
Kategoria për fëmijë
Titujt me më shumë interes për lexuesit e vegjël janë seritë edukuese dhe argëtuese, si: “Miushi lexues”; “Fabulat e Ezopit”; “Klasikët për të vegjël”; “Një familje e paparë”; “Më quajnë…”
Kategoria për adoleshentët
Adoleshentët janë më të tërhequr ndaj romaneve me tematika aktuale, argëtuese dhe interesante për moshën. Mes shumë titujve të preferuar renditen librat: “Vera ime pa të dashur “Jeta ime, dashuria dhe gjithçka tjetër”, “Unë them jo”.
Kategoria për të rritur
Romanet janë zhanri më i pëlqyer për të rriturit. Titujt më shumë të kërkuar nga lexuesit janë: librat e Robin Sharma "Klubi 5 e mëngjesit", "Murgu që shiti ferrarin", "Shenjtori, Sërfisti dhe Sipërmarrësi"; librat e Herta Muller "Te poshte", "Kafsha e zemrës"; "Kufiri" nga Latif Ajrullai; "Loja e Geraldit" nga Stephen King; poezitë e Rumit "Libri i dashurisë dhe Rumi i ndaluar".
Kategoria për turistët
Përmes projektit “Shqipëria në një makinë”, turistët kanë shprehur interes mbi infopoint-et mbi qytetet e Shqipërisë dhe mjedisit. Albumet fotografike janë përgjithësisht më të pëlqyerat, pasi në fokus kanë promovimin e trashëgimisë natyrore. “Parqet kombëtare të Shqipërisë” , “Albania from Air”, “Kosova nga ajri”, “Albanian Alps from the Air”, etj.
Dy turistet nga Sllovakia u shprehën kështu për Portalin Shkollor:
“Kemi ardhur në Shqipëri me misionin për të biseduar mbi mbrojtjen dhe bukuritë e natyrës. Shqipëria ka zona të mrekullueshme për të vizituar. Hartat, librat dhe albumet na vijnë në ndihmesë me informacione dhe foto të sakta. Jemi gjithashtu të interesuara mbi literaturën vendase dhe autorët e shquar. Pushimet do i kalojmë duke shëtitur, shijuar dhe lexuar.”
Përgatiti: Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela