"Deaprint" në ambientet e “Radinprint” & “Rotografikës”

Shtypshkronja Deaprint zhvilloi një aktivitet në kuadër të 5-vjetorit të themelimit. Stafi i Deaprintit vizitoi nga afër ambientet e shtypshkronjës Radinprint me qendër në Sv. Nedelja, Zagreb dhe Rotografika me qendër në Suboticë, Serbi.

Shtypshkronja Deaprint zhvilloi një aktivitet në kuadër të 5-vjetorit të themelimit. Stafi i Deaprintit vizitoi nga afër ambientet e shtypshkronjës Radinprint me qendër në Sv. Nedelja, Zagreb dhe Rotografika me qendër në Suboticë, Serbi. Punonjësit e Deaprint shkëmbyen biseda me kolegët duke marrë pak nga eksperienca e tyre, gjithashtu u njohën edhe me makineritë dhe mënyrën se si punohet. Qëllimi i aktivitetit ishte ndarja e eksperiencave të punës dhe njohja më nga afër e teknologjisë që përdorej për shtypjen e librave, revistave, katalogjeve dhe çdo gjë që lidhet me prodhimin në shtypshkronjë.

Ndalesa e parë u bë në shtypshkronjën Radinprint e cila punon me një teknologji të avancuar. Tregjet që Radinprint operon në Europë përfshijnë Austrinë, Norvegjinë, Danimarkën, por edhe në Ballkan si në: Slloveni, Serbi, Malin e Zi, dhe pjesën më të madhe të të gjitha supermarketeve në Kroaci. Teknologjia e përdorur jep mundësinë e realizimit të produktit me cilësi dhe në kohën e duhur. Stafit të Deprinitit i tërhoqën vëmendjen këto risi të organizuara sipas sektorëve:

Magazinimi

Gjatë procesit të punës në një shtypshkronjë rëndësi të veçantë ka magazinimi i letrës e cili duhet të ruhet në temperaturën e duhur. Letra përpara se të përdoret duhet të qëndrojë 24 orë në temperaturën e ambientit.

Sektori i parë është departamenti CTP

Materialet vijnë në shtypshkronjë nëpërmjet FTP server, CD, DVD, HDD.

Klientët e sjellin materialin në PDF, PS, EPS dhe TIFF. Pasi vjen materiali nis procesi i kontrollit të tij e më pas printohet në një proof imposition (montimin e lastrave). Një kopje të proof ia dërgojmë për miratim klientit, më pas bëjmë edhe kontrollin e ngjyrave në makinë mbi bazën e proofit të konfirmuar nga klienti.

I rëndësishëm është edhe komportimi i pikës së ngjyrës të vendosur mbi bazën e letrës së përdorur. Për çdo tip letre duhet të përdorim një pikë të caktuar.

Përdorin dy tipe lastrash 2 x Lüsher Xpose 160 + PHS (thermal) dhe 1 x Luscher Xpose 260

Sektori i dytë i shtypshkronjës është shtypi i sheshtë (Offset)

Printimi për këtë lloj teknologjie në Radinprint kryhet në dy tipe makinash  B1, 6 colorsvarnish: UV, VD, dhe B1, 5 colors, VD varnish. Kopertinat e revistave më të njohura të tregut mund t’i gjeje aty. Teknologjia e lartë e lejon këtë shtypshkronjë të përfitojë cilësi të lartë dhe konkuruese në treg.

Sektori i tretë është makina rrotative

Këto tipe makinash janë projektuar për sasi të mëdha prodhimi. Ato të japin mundësi për realizmin në kohë të produktit. Radinprint punon me tre makina rrotative të cilat i japin mundësi të prodhojë më shpejtësi sasi të mëdhaja.

KBA COMPACTA 618

48 faqe, shpejtësi 40.000/orë, përdorimi i saj është në fashikull, prerje, qepje me tel dhe ngjitje.

KBA COMPACTA 215
16 faqe, shpejtësi 50.000/orë, 5 ngjyra, fashikuj; fashikuj të prerë; fashikuj me perferim delta; shtyp me dy ballore.

KOMORI SYSTEM 38/1250
32 faqe, shpejtësia 36.000/orë, me ngjitje; prerje; me shtyp 2 ballore.

Sektori i katërt është liberlidhja (lidhja e librit dhe qepja e revistave)

Ky sektor ka rëndësi në realizimin përfundimtar të produktit. Teknologjia e përdorur në presimin e fashikujve me anë të robotëve është një ndër risitë e teknologjisë. Kjo teknologji realizon në perfeksion dhe rrit produktivitetin në realizimin me cilësi të produktit.

Makinë qepje me tel (Agregat ) 4×  Muller Martini PRIMA
shpejtqsia 14.000/orë  max. 11 fashikuj , + 1 fashikull për kapakun

Makinë ngjitje të librit (binder)  1× KOLBUS RATIOBINDER
Shpejtësia 8.000/orë

Makinë paketimi në qese (foil) me tekste përkatesisht me adresar
1× SITMA C905, 1× SITMA 750-C
Shpejtësia 14.000/or , me shtyp boje flekso

Thikë  - 1× POLAR 115

Makinë palosëse
1× Heidelberg StahlFolder 72
1 x MBO, B1

Stafi i Deaprint u largua nga ambientet e Radinprintit dhe vijoi rrugën për në Suboticë ku ndaloi në shtypshkronjën Rotografika.

Në hyrje të shtypshkronjës ishte vendosur një mini ekspozitë me makineri që vazhdojnë t’i rezistojnë kohës. Aty e kuptoje qartë se sa shumë ka evoluar teknologjia në breza dhe vite.

Puna ishte e organizuar sipas një plani të mirëpërcaktuar. Binte me tepër në sy puna e realizuar në drejtim të librit artistik me kopertinë të fortë si edhe librat me lidhje speciale.

Këtë linjë teknologjike kjo shtypshkronjë e kishte në disa drejtime, qepje me penj, përgatitje automatike të kapakëve të fortë, shtyp në holograme dhe foil.

Në shtypin offset përdorej letra bobine, në të cilën ishte instaluar një makineri prerjeje për të realizuar dhe formatin e duhur për shtypin e kërkuar (B1, A1 etj).

2,763 Lexime
8 vjet më parë