DËSHTIMI

Dështimi, rruga që na shpie drejt suksesit

A e dini që disa nga njerëzit më të suksesshëm – kanë dështuar në një moment të jetës së tyre? Nëse DËSHTONI kurrë mos hiqni dorë, sepse DËSHTIM nga anglishtja F.A.I.L. do të thotë; “First Attempt in Learning” përpjekja e parë për të mësuar.

Nga Adelina Pjetra

 Po lexoja një status në facebook që thoshte:

Nëse DËSHTONI kurrë mos hiqni dorë, sepse DËSHTIM nga anglishtja F.A.I.L. do të thotë; “First Attempt in Learning” përpjekja e parë për të mësuar. E adhuroj këtë mesazh dhe buzëqesh kur e shoh, sepse një fjalë kaq e vogël ka një kuptim kaq të madh. Shumë herë kur dikush bën gabime ose dështon në diçka, reagimi i parë është që menjëherë të heqë dorë.


Pse të heqësh dorë?

Disa heqin dorë sepse ndoshta nuk kanë përkrahje nga të tjerët. Të tjerët nuk i provojnë objektivat dhe qëllimet e tyre përsëri, sepse ndoshta është shumë e vështirë ose kanë nevojë për shumë kohë. Shumë herë, ajo që njerëzit shohin tek suksesi është SUKSESI! Kjo është. Ajo që njerëzit nuk e shohin është: zhgënjimi, këmbëngulja, sakrifica, dështimi, përkushtimi, puna e vështirë, disiplina … harrojmë që dështimi është një përvojë kaq e zakonshme!


A e dini që disa nga njerëzit më të suksesshëm – kanë dështuar në një moment të jetës së tyre? Një nga rastet e mia më të preferuar që ndaj me kolegë, studentë apo adoleshentë që po hasin vështirësi në jetën e tyre është Albert Einstein. A e dinit se ai ishte përjashtuar nga shkolla për shkak të notave të ulëta?


Nëse keni pasur më pak se një eksperiencë të shkëlqyer me një këshillues të mëparshëm ose keni pasur eksperienca zhgënjyese në seancat e mëparshme të këshillimit, ju inkurajoj që të provoni sërish këshillimin. Nëse terapisti juaj ka dështuar ose ju e keni braktisur këshillimin – është mirë të filloni përsëri.


Ndonjëherë kjo mund të kërkojë një terapist tjetër brënda praktikës së këshillimit që ju po bëni. Apo ndoshta kërkon një lloj të caktuar personaliteti ose kredencialesh të posaçme … vazhdoni të kërkoni derisa të gjeni dikë që është një përshtatje e mirë dhe që mund t’ju ndihmojë në rrugën për tu ndjerë më mirë . Nëse jeni një çift në prag të shkurorëzimit dhe këshillimi “nuk funksionoi” provoni përsëri tek dikush tjetër.


Apo ndoshta ju keni një adoleshent rezistent i cili ka shpërthyer përmes 3 këshilluesve gjatë 12 muajve të fundit për shkak të një gjëje pas një tjetre, kërkoni dikë që është i specializuar për të punuar me adoleshentë rezistentë.


Ose ndoshta ju keni një fëmijë 5 vjeçar me disa sjellje ekstreme që ju bën të humbni durimin me gjithçka që përpiqeni të bëni , kërkoni një terapist i cili punon kryesisht me këtë moshë dhe ka arsim në vazhdim dhe besueshmëri për t’ju ndihmuar ju dhe familjen tuaj me këto sjellje.


Pra, këto ishin disa pika që dëshiroja ti ndaja me ju sot – vazhdoni të provoni derisa të arrini rezultatet që dëshironi.



Nga Adelina Pjetra, Psikologe Klinike -Terapiste Emdr, Specialiste e Liçensuar në Brainworking Recursive Therapy

1,183 Lexime
4 muaj më parë