Mësimdhënësja më e dalluar

Drita Popaj zgjidhet mësuesja më e mirë e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit

Drita Popaj është zgjedhur mësuesja më e mirë e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit. Ajo, sipas njoftimit të shkollës, i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI, për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit "Dita e Mësuesit"për vitin shkollor 2022/2023.

“Mësuesja Dritë, do ta përfaqësojë shkollën dhe komunën tonë në nivel të Kosovës dhe është kandidate e denjë për çmimin tradicional ‘Shaban Jashari’”, kështu kanë njoftuar në faqen e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit, për përzgjedhjen e mësueses më të mirë Drita Popaj, e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit "Dita e Mësuesit"për vitin shkollor 2022/2023. 


Njoftimi i shkollës:


"Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.

Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë."

/Sami Frashëri/


Shkolla jonë çdoherë e më shumë po krenohet me punën e palodhshme dhe përkushtimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve tanë. 

Në vitin e kaluar shkollor, arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm me marrjen e çmimit vjetor "Shaban Jashari", i cili ndahet çdo vit nga MASHTI për nder të 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, çmim ky që u fitua nga mësimdhënësja jonë, Meritë Xh Gashi.

Edhe në këtë vit shkollor, duke iu referuar Kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për nominimin e mësimdhënësit më të dalluar për nder të 7 marsit "Dita e Mësuesit" për vitin shkollor 2022/2023, shkolla jonë ka përzgjedhur mësimdhënësen e Gjuhës shqipe, Drita Popaj.

Përzgjedhja u bë nga Këshilli i Arsimtarëve.

Pas këtyre procedurave, mësimdhënësja jonë u përzgjodh nga Drejtoria Komunale e Arsimit si mësimdhënësja më e dalluar në komunën e Rahovecit, duke pasur parasysh që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHTI. 

Mësuesja Dritë, do ta përfaqësojë shkollën dhe komunën tonë në nivel të Kosovës dhe është kandidate e denjë për çmimin tradicional 

 "Shaban Jashari".

Në emër të drejtorit të shkollës, stafit arsimor dhe nxënësve, i urojmë suksese të mëtutjeshme mësimdhënëses sonë!

Me respekt: Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


969 Lexime
1 vit më parë