“Dymbëdhjetë shtigje në ese”
“Dymbëdhjetë shtigje në ese” përmban sprova udhërrëfyese për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë dhe atyre të klasave të nënta.
Elma Rustami është ndryshe nga të gjithë. Ajo nuk dorëzohet, as sëmundja nuk e mposhtë, mbase i pengon pak gjymtyrët, por nuk mundi kurrsesi të pengojë Elmën të shkruajë 13 libra.
Pak ditë më parë ajo promovoi librin e saj të fundit “Dymbëdhjetë shtigje në ese”. Në ambientet e gjimnazit “Skënderbeu” në Krujë u mblodhën të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj për të ndarë së bashku emocionet e librit të saj i cili pritet të pasohet nga një roman.
Sëmundja është e dukshme në trupin e saj dhe kuptohet që në takimin e parë me të, madje është e vështirë të të shkojë mendja se prej saj, mendjes dhe duarve të saj kanë dalë plot 13 libra të gjinive të ndryshme.
Besa Sheta, drejtore e gjimnazit, e vlerëson Elmën si një rast unikal, mjaft i rrallë. Ajo tha se që kur ishte nxënëse e atij gjimnazi, ajo nuk ka reshtur së shkruari. Elma Rustami ka zgjedhur të shkruajë duke i dhënë shpirtit rolin primar në jetën e saj.
Promovimi i këtij libri ishte dhe një ritakim i Elmës me bashkëmoshatarë të saj, sot familjarë e profesionistë fushash, me të cilët ndau vitet e fëmijërisë dhe shkollës.
“Dymbëdhjetështigje në ese”
Prof.dr. Ymer Çiraku: “Libri u drejtohet nxënësve për t`i ndihmuar që të depërtojnë sa më natyrshëm e më bindshëm në magjinë e teksteve letrare; nga letërsia shqipe dhe ajo botërore. Pjesët e përfshira në të, janë modeluar në trajtën e eseve, pra, të konceptuara si sprova me këndvështrime të hapura të veprave letrare, duke krijuar kështu mundësinë që nxënësit të nxiten për t`u përfshirë edhe ata vetë në interpretimin e tyre, si lexues aktivë dhe jo në pozita pritëse të formulimeve të gatshme. Në tekstet e përfshira në këtë libër, interpretimi nuk mbetet i izoluar vetëm brenda kornizave të një vepre apo të një autori të caktuar, por ndiqet interpretimi edhe në rrafsh krahasimtar. Libra të këtij profili, janë ndihmesë e çmuar sidomos për nxënësit dhe mësuesit, ku ata kanë rastin të njihen me shqyrtime të procesit letrar shqiptare botëror, në një prerje të caktuar autoriale.”
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit
“Dhe Medea zgjodhi…”