“E-libri, jemi të kënaqur me materialet multimediale”
Ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës janë të pastra dhe mikpritëse për këdo që afrohet në mjediset e shkollës
Ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës janë të pastra dhe mikpritëse për këdo që afrohet në mjediset e shkollës. Klasat digjitale janë të mirëmbajtura, ambiente shumë të rregullta dhe mikpritëse për nxënësit. Drejtoresha e shkollës na sqaron se për të rregulluar klasat digjitale është mbledhur një fond nga prindërit e nxënësve dhe në këtë mënyrë janë krijuar kushtet e përshtatshme për mësim.
Në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës mësuesit dhe nxënësit punojnë me lehtësi me librat digjital. Shprehen të kënaqur me përmbajtjen e tekstit dhe materialet multimediale të përdorura në librin digjital. Sipas mësueseve të shkollës ata arrijnë të realizojnë objektivat e orës së mësimit.
Shkolla “Naim Frashëri” në Durrës është një ndër shkollat më të mira në Evropë.
Mësuesit e kësaj shkolle kërkuan nga shtëpia ALBAS që të zhvillohen disa orë model për secilën lëndë mësimore.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
Si ndikon seria “Sjelljet më të mira” te fëmijët
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve