FESTAT E FUNDVITIT

Festat e fundvitit në shkollën "Lidhja e Prizrenit"

Një traditë shumë e bukur e fëmijëve të shkollës "Lidhja e Prizrenit", të cilët festat i presin gëzueshëm. Organizime të tilla dëshmojnë punën e palodhur të mësuesve, entuziazmin e nxënësve dhe dëshirën e prindërve për t'i kuruar fëmijët e tyre.

Një traditë shumë e bukur kjo e fëmijëve të shkollës "Lidhja e Prizrenit", Kukës, të cilët gjithmonë festat i presin gëzueshëm. Nxënësit e kësaj shkolle i pritën festat e fundvit përmes një atmosfere mjaft të këndshme. Kjo, për të treguar se një vit kaloi dhe një vit tjetër akoma më i suksesshëm i pret. Secili prej tyre ishte përgatitur për këtë ditë të veçantë përmes një programi me vjersha, recitime, këngë, performanca etj. 

Mësuesit, prindërit, nxënës të tjerë u mblodhën rreth tyre duke degjuar me vëmendje materialet e përgatitura prej tyre, si dhe duke gëzuar bashkë me ta. Nën kujdesin e  mësueses Arta Shehu performanca artistike e nxënësve ishte e admirueshme. Festa kishte qëllime argëtuese dhe edukative. Fëmijët përmes këtyre festave e njohin më mirë njëri tjetrin, krijojnë më shumë afrimitet e miqësi, ndaj rëndësia e tyre është mjaft e madhe dhe nuk duhet neglizhuar.


Kjo ditë ishte ndryshe nga të tjerat. Fëmijët ishin në shkollë, jo më me çanta dhe libra, por ishin të grumbulluar për të mirëpritur festat e fundvitit, si një premtim për të nisur mbarë vitin e ardhshëm. Të gjithë pjesmarrësit i dëgjuan me shumë vëmendje, i shoqëruan deri në fund dhe i duartrokitën. Prania e prindërve dëshmoi kujdesin prej prindi, edukatori, si dhe interesin e tyre të lartë që fëmijët të përfshihen në aktivitete të shumta artistike.


Kjo ditë në shkollën "Lidhja e Prizrenit" u mbyll me shumë dhurata, emocione të bukura, nxënës të buzëqeshur si dhe me shumë urime. Të gjithë u larguan duke i uruar njëri tjetrit festat e fundvitit, çka krijoi një atmosferë shumë entuziaste. 


Organizime të tilla dëshmojnë punën e palodhur të mësuesve, entuziazmin e nxënësve dhe dëshirën e prindërve për t'i kuruar deri ne detaj fëmijët e tyre. 

(Portali Shkollor)

3,284 Lexime
5 vjet më parë