Përemri ti

Gabimet tona me përemrin “TI”

Gjatë punës sime të përditshme has shumë raste, kur trajta e rasës emërore të përemrit vetor të vetës së dytë njëjës, TI, zëvendësohet me trajtën e kallëzores TY. Ja një shembull: Nuk e prisja këtë sjellje nga ty! Unë prisja mbështetje nga ty.

Shumë herë ne e përdorim gabim përemrin vetor “TI” nëpër rasa të ndryshme. Gjatë punës sime të përditshme has shumë raste, kur trajta e rasës emërore të përemrit vetor të vetës së dytë njëjës, TI, zëvendësohet me trajtën e kallëzores TY. Ja një shembull: 


- Nuk e prisja këtë sjellje nga ty! Unë prisja mbështetje nga ty.


Në të dy këto raste dhe në plot raste të tjera nëpër libra, revista, gazeta etj., përemri “TI” në rasën emërore është GABIM! 


Le ta lakojmë nëpër rasa këtë përemër dhe të gjejmë pse është gabim:

Emërore: ti

Gjinore: - (nuk ka)

Dhanore: ty të

Kallëzore: ty të

Rrjedhore: (prej) teje


Pra, shohim që trajtën e kallëzores “TY” e përdorim në vend të emërores “TI”. Në rastin më sipër rasa dallohet lehtë, sepse ka përpara parafjalën “nga” të emërores, ndaj dhe ky përemër duhej të ishte “TI”, jo “TY”. 


KUJDES! Për ta dalluar lehtë rasën, bëni pyetjet përkatëse: 

- kush? (cili?) për rasën emërore

- kë? (cilin?) për rasën kallëzore.


(Përgatiti: Sevi Lami, Portali Shkollor)

9,299 Lexime
6 vjet më parë