Gëzuar ditëlindjen Almar dhe Ditmar Metohu!
Mësuesja Aida Banja na tregon se janë nxënës shumë të mirë, deri tani përherë në tabelën e nderit. Biondi me sy të kaltër është Almari, ndërsa ai me sy të gjelbër është Ditmari. Duhen shumë, por dhe grinden po shumë.
Binjakët Almar dhe Ditmar Metohu festojnë10-vjetorin e lindjes. Sa shpejt ikin vitet! Ata janë rritur duke lexuar historitë dhe përrallat magjike në tekstet e Albas. Madje revista më e dashur për ta është “Grupsat”.
Almar dhe Ditmar Metohu janë nxënës në shkollën “Fan Noli”, në klasën IV-C. Janë binjakë, pavarësisht se nuk ngjajnë fare si nga paraqitja ashtu dhe nga natyra.
Mësuesja e tyre Aida Banja na tregon se janë nxënës shumë të mirë, deri tani përherë në tabelën e nderit. Biondi me sy të kaltër është Almari, ndërsa ai me sy të gjelbër është Ditmari. Duhen shumë, por dhe grinden po shumë.
Njëri çmendet pas topit dhe i pëlqen shumë të lexojë, tjetri preferon notin dhe filmat vizatimore. Natyrisht të dy të apasionuar pas lojërave në internet.
Gëzuar ditëlindjen Almar dhe Ditmar Metohu!
Mësuesja Ilda Alushaj, 42 vite përkushtim në arsimin shqiptar
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Konkurs në lëndën e kimisë nga nxënësit e klasave të 9-ta në shkollën “Gjon Ndoci” Bushat