DREJTSHKRIM

Gramatikë: “NËSE” apo “NË SE”, si shkruhen bashkë apo ndaras?

Besoj se shumë prej nesh disa herë hasin vështirësi në shkrimin e këtyre fjalëve: bashkë apo ndaras, ashtu siç na shkuan edhe një lexues i portalit tonë. Për t’i shkuar saktë, duhet të dimë se çfarë kategorie gramatikore i përkasin.

“NËSE” apo “NË SE”, si shkruhen: bashkë apo ndaras?

Besoj se shumë prej nesh disa herë hasin vështirësi në shkrimin e këtyre fjalëve: bashkë apo ndaras, ashtu siç na shkuan edhe një lexues i portalit tonë.


Për t’i shkuar saktë, duhet të dimë se çfarë kategorie gramatikore i përkasin: kemi lidhëz apo parafjalë  dhe përemër pyetës? 


ATËHERË, MBANI MEND! 


1) NËSE (bashkë) është lidhëz nënrenditëse dhe shkruhet gjithmonë bashkë. Kjo lidhëz për nga fjalëformimi është e përngjitur. /Më njoftoni nëse vjen dikush.  Nuk bëhet mbledhja nëse mungon shumica. Nëse është kështu, as unë nuk do të vij./ 


2. NË SE (ndaras) janë dy fjalë që u përkasin dy kategorive të ndryshme gjuhësore: parafjala “në” dhe përemrin pyetës “se”. Si të tilla, sigurisht do të shkruhen ndaras. /Në se e mbështet këtë argument?/ 


Për ta mbajtur mend më lehtë, në mënyrë të përgjithshme ju themi se:


a) si parafjalë dhe përemër pyetës (pra, ndaras) ka përdorim shumë të rrallë;


b) kur kemi parafjalë dhe përemër pyetës (në se), përemri pyetës "se" zëvendësohet lehtë me përemrin pyetës “çfarë” (Në çfarë e mbështet këtë argument) ose të dyja bashkë me përemrin pyetës "ku" (Ku e mbështet këtë argument).



Përgatiti: Sevi Lami Agolli  


(Portali Shkollor) 

3,102 Lexime
1 muaj më parë