URIMET

Ish-nxënësja mesazh të ndjerë për ish-mësuesit e saj me rastin e 7 Marsit

Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Të nderuar e të respektuar mësues!

Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë “Gëzuar 7 Marsin”, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju falenderojmë Ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është të shprehim mirënjohjen dhe respektin ndaj jush në këtë ditë të veçantë!


Mësimet tuaja mësues te dashur ishin janë dhe do te jene udhërrëfyes për rrugën e çdo nxenesi, për të ardhmen dhe për jetën tone.7 Marsi është dita e vetme e cila u kushtohet juve mësues. Kjo është një ditë e shenjtë për tu falenderuar juve për të gjitha të mirat dhe vështirësitë që i keni kaluar dhe jeni duke i kaluar per te ushtruar detyren tuaj fisnike.


Ne kemi qenë krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ ,7-MARSIN , duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.


 Fjalët , këshillat dhe udhëzimet e para të cilët i kam dëgjuar në jetë pas familjes ishin pikërisht nga ju, mësuest e mi. Ju më mësuat që këto fjalë dhe falënderime që po i shkruaj tani , t’i shkruaj pikërisht kështu. Çdo hap që ne hodhëm dhe që cdo nxënës do të hedhi , filluan dhe do të fillojnë pikërisht nga ligjëratat dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresoni dhe vazhdoni ti adresoni me përplot dashuri dhe sinqeritet të dashur mësues!


Ju ishit prindërit tanë të dytë përgjatë 12 viteve me radhë, përgjatë periudhës më të ndjeshme kur fëmija është i prirur të tërhiqet nga veset dhe dukuritë negative, kurse fjalët tuaja multidimensionale kishin një efekt të papërshkrueshëm për mua të cilat nuk mund t’i harroj asnjëherë dhe sot e kësaj dite. Kemi një nostalgji që të ulemi edhe njëherë në bankat e shkollës tone, që kemi qëndruar te ulur rreth 12 vite, dhe të ulemi në gjunjë për t’iu dëgjuar juve të nderuar mësuest e mi. Madje dhe sot jam në gjendje të ulem e tillë për t’iu dëgjuar këshillat dhe udhëzimet kuptimplota tuajat, për të dëgjuar vite të tëra  eksperienc në arsim që nëse do ta quaja doktoraturë më vete kam frikë se do të kisha gabuar rëndë , ngase ato vitet e tëra tuajat që kontribuat për edukimin dhe arsimimin e rinisë, janë dhe flasin shumë më shumë se kaq.


Të nderuar mësues: ju gjithnjë keni një vend të posaçëm në zemrat tona ngase nuk mund t’ua harrojmë mundin në kohën kur edhe shkronja A për ne ka qenë shumë me rëndësi që ta mësojmë, në këtë mënyrë të bëhemi këta që jemi sot.


Mos të harrojmë një shprehje të bukur që thotë: “Kush ma mëson një shkronjë, unë i bëhem rob atij.” Ju të dashur mësues na mësuat shumë më shumë, dhe ky përkujtim i vogël me këtë tekst modest është pak në krahasim me atë që ju bëtë për ne në periudhën kur më së shumti kishim nevojë për këshilla dhe udhëzime.


Është pak të shkruash për juve!

Por dhe një herë dua të tu falenderoj shumë shumë për çdo gjë që bëtë për të mirën tonë! U jam mirënjohëse!

Edhe një herë e gëzofshit festën tuaj!

Nga ish-nxënësja juaj!


(Portali Shkollor)

2,261 Lexime
4 vjet më parë