Botime te reja

Katalogu i botimeve të reja “Albas” në Panairin e Librit, Tirana 2021

Ky është katalogu i plotë i botimeve të reja të Albas për vitin 2021, të cilat prezantohen për herë të parë në Panairin e 24-t të Librit, Tirana 2021.

Gjatë harkut kohor mes dy panaireve, ALBAS sjell 40 tituj të rinj, ku do të ripërmendim 2 botime të rëndësishme që janë mirëpritur nga lexuesi, botuar pak muaj më parë:

Një histori e Zotit – Karen Armstrong (përktheu Gëzim Selaci)

Fabrikimi i bindjes – Edward Herman; Noam Chomsky (përktheu Linda Mëniku)


TITUJT QË PARAQITEN PËR HERË TË PARË KËTË PANAIR:


Dy tituj me poezi. 

Sapfo – Nga dëshira digjem... – fragmentet që përbëjnë veprën e plotë poetike të Safos, ashtu siç kanë ardhur deri në ditët e sotme (përktheu dhe pajisi me shënime Sokol Çunga).

Rumi i ndaluar – poezi të zgjedhura që zbulojnë një faqe tjetër nga madhështia e këtij autori, (përktheu dhe pajisi me parathënie Ukë Buçpapaj).


LETËRSI BOTËRORE – autorë bashkëkohorë nobelistë ose me çmime të tjera rëndësishme:


Teposhte – Herta Müller (përktheu Ana Kove).

Komediania – Władysław Reymont (përktheu Edlira Lloha).

Lepuri kthehet – John Updike – Libri i dytë i tetralogjisë për Herri “Lepur” Engstrëmin (përktheu Granit Zela).

Loja e Geraldit  – Stephen King (përktheu Albana Kozeli).

Heshtja – Don DeLillo – (përktheu Anxhela Çikopano).

Ëndrra e Walacek–ut – Giovanni Orelli (përktheu Mimoza Hysa).

Shtatë të çmendurit  – Roberto Arlt (Përktheu Erion Karabolli).

Dita e shtatë  – Yu Hua (përktheu Albana Kozeli).

Në limb – Melania Mazzuço (përktheu Mimoza Hysa).

Shenjti, sërfisti dhe sipërmarrësja – Robin Sharma – autor ekskluziv i Albas-it – (përktheu Gent Sinani).


AUTORË TË LETRAVE SHQIPE të nderuar me çmime e të përkthyer në disa gjuhë: 


Faqja e fundit – Gazmend Kapllani 

Castigat – Ardian Vehbiu

Ballkanizimi i Europës – Sylo Taraku

Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë; Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë  – Shaban Murati

Tjetri/shqiptar – Ballsor Hoxha


AUTORË TË RINJ SHQIPTARË


Bar Sahara – Dionis Prifti 

Të mjaftueshmëve me gjëra të vogla – Meti Disha

Një histori ngritur mbi imazhe të prera – Adrian Zalla


BOTIME STUDIMORE


Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe – Dhurata Shehri, Persida Asllani

Arti i poezisë – Gazmend Krasniqi, Vjollca Osja


TRADITË


Këngët e Milosaos – Jeronim de Rada



LETËRSI PËR FËMIJË

Si u bënë katër çiliminj biznesmenë – Bedri Dedja

Kacimicri rreth globit – Bedri Dedja

Alarmet e qytetit Sdikuisht – Bedri Dedja

I fundmi i Kastriotëve – Bedri Dedja

Ruruja i vogël me zemër të madhe – Adelina Mamaqi

Bëmat e Estes dhe të Kokosë (Ditari i Estes) – Natasha Poroçani

Krishtlindjet e Francit – Christine Nwstlinger (përktheu Bojana Spahija)

Ja familja ime – libër për prindërit, si të zbulojmë ndjesitë dhe mendimet e fëmijëve tanë përmes vizatimeve të tyre – me parathënie të Denata Toçe.

 ... Dhe shumë tituj të tjerë që janë promovuar përpara panairit. 



Ju mirëpresim në stendën ALBAS – drejtimi nga hyrja qendrore – drejt – rreshti 2, majtas, Tiranë, Pallati i Kongreseve; 17‒21 nëntor.


Sakaq, për t’u njohur paraprakisht me të gjithë titujt e Albas mjafton të klikoni në www.albas.al 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,355 Lexime
2 vjet më parë