SOLIDARITET

“Këndojmë për ju”, kori i MGT në Toronto, uron bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Fëmijët shqiptar nga Toronto përcjellin urimin e tyre për festat e fundvitit, bashkëmoshatarëve shqiptar të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Grupi i korit “Marlee's Got Talent” ka zgjedhur të këndojë për ta këngë shqip.

Një gjest sa origjinal aq edhe domethënës ai që kanë dashur të ndajnë me ne fëmijët shqiptar nga Toronto! Grupi i korit “Marlee's Got Talent” ka zgjedhur të këndojë këngë shqip për të përshëndetur dhe për t’iu gjendur pranë bashkëmoshatarëve në atdhe, që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Kënga “Zilet” vjen e performuar bukur dhe me mjaftë dashuri, si për të uruar - Gëzuar festat e fundvitit!


Me disa pankarta në duar të vegjlit u janë drejtuar nxënësve e mësuesve, sidomos të Thumanës, Durrësit, Lezhës e Tiranës me urimet, “Jemi gjithmonë pranë jush”, “Këndojmë për ju”, ndërsa një mesazh tjetër kanë për të gjithë fëmijët në atdhe: “Bashkëmoshatarëve tanë në Shqipëri ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri, paqe, mirësi, suksese në mësime”.


Edhe Ina Xoxa, shqiptarja që drejton grupin e korit përcjell miqësisht, nëpërmjet “Portalit Shkollor”, urimin e saj për këtë rast: “Gëzuar për shumë vjet. Suksese të gjithë nxënësve në vitin në vazhdim!” 



Ju ftojmë të dëgjoni këngën, ajo ju dedikohet posaçërisht juve! 

(Portali Shkollor) 

1,802 Lexime
4 vjet më parë