KËSHILLA

Këshilla për mësuesit, sugjeruar nga pedagogu i Shkencave Sociale, Dr. Besnik Rama

Disa këshilla për mësuesit meqë jemi në pritje të fillimit të një viti të ri shkollor. Këshilla që sugjerohen nga pedagogu i Shkencave Sociale, Dr. Besnik Rama.

DISA KËSHILLA PËR MËSUESIN MEQË JEMI DHE NË FILLIM TË VITIT TË RI SHKOLLOR ! 

(Sugjeruar nga pedagogu i Shkencave Sociale, Dr. Besnik Rama) 


- Instalo rutinën. Nxënësit punojnë më mirë, kur dinë ç’do të vijë më pas.


- Organizo nxënësit dhe mbaji ata të organizuar.


- Pyet nxënësit me sinqeritet se si mund të bëhet më mirë mësimi në klasë. Më pas mund të organizohet një diskutim rreth argumenteve.


- Festo sukseset, sado të vogla të jenë.


- Qëndrimi ulur në tavolinë jo vetëm s’të jep mundësi të bashkëveprosh, por s’është as pozicion miqësor.


- Çdoherë fillo dhe mbaro mësimin në kohë. Edhe përpikmëria është pjesë e mësimit.


- Mos jep detyra shtëpie për t’i bërë gjatë pushimeve.


- Mos jep detyra që s’ke ndërmend t’i kontrollosh.


- Lavdëro nxënësit publikisht dhe kritikoji privatisht.


- Siguro vëmendjen e të gjithëve, para se të fillosh mësimin.


- Përpiqu të racionosh kohën. Kështu nxënësit do të jenë më të freskët dhe nuk do ta kenë mendjen të shikojnë orën.


- Këmbëngul duke kërkuar rregull dhe pastërti në klasë.


- Mbaj lule në klasë. Ato shtojnë bukurinë dhe e bëjnë mjedisin mësimor të duket më pak zyrtar.


- Mos u merakos të mbrosh ose të justifikosh ato që bën. Mësimdhënia e mirë flet vetë.


- Para fillimit të shkollës, dërgoji secilit nxënës të klasës një kartolinë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i bërë ata entuziastë për vitin e ri shkollor.


- U thuaj nxënësve të ulen shpejt dhe të fillojnë menjëherë punën. Kjo është mënyrë për të shtuar kohën e mësimit, pa ndryshuar kohën e fillimit dhe të mbarimit. 


- Nëse “u derdh qumështi”, mos mendo më për të, sepse “derdhjet” janë një gjë e natyrshme në një klasë që punon. Kur ndodh incidenti, “pastroje” shpejt dhe përpiqu të minimizosh fajin ose shqetësimin e nxënësit.


- Mos beso verbërisht në çdo gjë që të thonë rreth nxënësve dhe kolegëve.


- Nganjëherë tregohu naiv me nxënësit. Është mirë që ata ta dinë se edhe ju jeni njeri, si gjithë të tjerët.


- Trajtoji njëlloj të gjithë nxënësit. Megjithatë, favorizo më shumë ata që kanë nevojë për përkrahje.


- Preki fëmijët. Ata kanë nevojë për prekjen e mësuesit. Prekja dhe ledhatimi s’janë ngacmime abuzive.


- Krijo atë atmosferë, në të cilën çdo fëmijë të ndihet i mirëpritur.


- Mos i thuaj kurrë asnjë nxënësi: “Ti s’ke për të arritur kurrë të bësh diçka”. E ardhmja e njeriut nuk është diçka që parashikohet.


- Mos nënkupto në biseda për një nxënës se “Ai ka dështuar!”. Mësuesit e mirë nuk i hedhin kurrë poshtë nxënësit e tyre.


- Ndihmo veçanërisht vajzat, të kuptojnë që duhet ta ngrenë identitetin e tyre jo në pamjen e jashtme dhe popullaritetin, por në cilësinë dhe vlerat njerëzore.


- Mbaje fjalën! Nëse nxënësit s’mund t’u besojnë mësuesve të tyre, atëherë kujt mund t’i besojnë?


- Mos u vër në siklet, ngaqë do të të duhet të jesh mik me çdo nxënës. Nxënësit i kanë miqtë e tyre. Ajo që kërkojnë ata është të kenë mësues.


- Mos i thërrit nxënësit me nofka që nuk u pëlqejnë.


- Parashiko që nxënësit do të përpiqen të zbulojnë dobësitë tuaja.


- Nuk është keq të shpallësh nxënësin (ose grupin e nxënësve) të javës ose të muajit. Kështu secilit nxënës mund t’i takojë të përfshihet gjatë vitit. Asnjë nuk dëmtohet kur njihet, por dëmtohet kur lihet mënjanë. 


- Mos premto atë që s’mund të bësh.


- Mos u jep fëmijëve para në dorë. Po të jetë e nevojshme, bli ti dhe jepua atyre.


- Mos prit nga nxënësit të të respektojnë, nëse nuk i respekton.


- Rri sa më shumë me nxënësit jashtë mësimit. Do të befasohesh kur të mësoni gjëra që, ndryshe, s’do t’i kishe ditur kurrë.


- Mos e shih modën si përçmim, kur ndjekin modën. Moda s’është as e mirë, as e keqe.


- Prano çdo dhuratë që të japin nxënësit, sado e lirë të jetë ajo. 


- Pyet shpesh nxënësit për opinionet e tyre. Shpesh ata janë më të informuar se ti dhe ndihen mirë kur ti u merr mendimin.


- Nuk të duhet të duash çdo nxënës, por ata nuk duhet ta dinë këtë; le të mbetet kjo një sekret yti.


- Mos shpenzo shumë kohë për gjetjen e fajit. Kërko zgjidhjet dhe ecni përpara.


- Mos prit përsosmëri nga nxënësit. Kështu ata s’do të të zhgënjejnë kurrë.


- Vëreje nxënësin që s’është në humor, ti mund t’ia ndryshosh gjendjen. Buzëqesh, thuaj ose bëj diçka të këndshme.


- Nëse ke rastin për të bërë një dhuratë për nxënësin, kujdesu për një dhuratë me të cilën ai mund të mësojë



(Portali Shkollor)

14,901 Lexime
4 vjet më parë