Të menduarit kritik

Konkurs në lëndën e kimisë nga nxënësit e klasave të 9-ta në shkollën “Gjon Ndoci” Bushat

Një konkurs tepër të veçantë, që ka tejkaluar lëndën dhe librin kanë zhvilluar nxënësit e e klasave të 9-ta në shkollën “Gjon Ndoci” Bushat, me në krye mësuesen Pranvera Musta. Nëpërmjet këtij konkursi nxënësit kanë mundur të lidhin njohuritë e marra sa i përket fushës së kimisë me jetën reale.

Lënda e kimisë synon te nxënësit të zhvillojë aftësinë e të menduarit kritik dhe krijues. Të menduarit kritik dhe krijues është zhvillimi dhe përdorimi i logjikës. Të zhvillosh te nxënësi fuqinë argumentuese do të thotë të zhvillosh të menduarin kritik dhe krijues, do të thotë të realizosh kompetencat kyçe të të nxënit dhe kompetencat e fushës së shkencave natyrore. 


Nëpërmjet zhvillimit të  mendimit kritik dhe krijues, rrisim motivimin e nxënësit për të nxënë. Në orët e mësimit që ne realizojmë duhet që ta tejkalojmë lëndën, librin, të lidhim njohuritë me jetën reale, të zbatojë këto njohuri në jetën e përditshme duke bërë edhe lidhjen midis lëndëve me qëllim që nxënësi ta gjej veten në botën reale. 


Të gjitha këto realizohen duke përdorur në orën e mësimit metoda, teknika dhe strategji të të nxënit që të ngjallin interesin, gjithëpërfshirjen, ndërveprimin dhe punën kërkimore te nxënësi.


Me nxënësit e klasave të 9-ta në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” Bushat u zhvillua konkursi në lëndën e kimisë. 

Gjatë zhvillimit të konkursit nxënësit treguan:

  • njohuritë të qëndrueshme në koncepte bazë;
  • të menduarin kritik, krijues dhe zgjidhjen e problemeve;
  • të nxënët e pavarur dhe në bashkëpunim përmes punës me projekte, punës në grup, punës individuale;
  • integrimin dhe marrëdhëniet ndërmjet lëndëve të shkencave natyrore, zbatimet e tyre në jetën e përditshme, si dhe lidhjen ndërlëndore;
  • përdorimin e TIK-ut si mbështetës dhe lehtësues i të nxënit. 

  

Një falënderim për ju kimistë të vegjël, por padyshim që në të ardhmen do të shkëlqeni kudo që ju do të jeni.

FALEMINDERIT, Egzona, Elmedina, Emanuela, Meriglena, Xhesi, Zyliha, Arjela, Anida, Anxhela, Enisi, Hazreti, Gazmiri, Fatjoni.


Nga mësuesja Pranvera Musta


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,420 Lexime
2 vjet më parë