KRYEFJALA DHE KALLËZUESI

Kur kryefjala “nuk shkon mirë” me kallëzuesin

Një ndër rregullat bazë të gramatikës së gjuhës shqipe është përshtatja në numër e kallëzuesit me kryefjalën. Kjo do të thotë se kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës

Kallëzuesi dhe kryefjala duhet të përshtaten gjithmonë në numër.


Janë të shumta dhe të pafundme rastet qoftë në mediet e shkruara, në botime të ndryshme shkencore, publicistike etj., apo edhe në botime artistike, ku autorët e kanë kaq të vështirë disa herë ta përshtatin kallëzuesin me kryefjalën në një fjali. Kemi plot raste kur kryefjala është në numrin njëjës dhe kallëzuesi në shumës dhe e kundërta. 


Një ndër rregullat bazë të gramatikës së gjuhës shqipe është përshtatja në numër e kallëzuesit me kryefjalën. Kjo do të thotë se kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës dhe anasjelltas. PRA, KRYEFJALA DHE KALLËZUESI DUHET TË JENË GJITHMONË TË PËRSHTATUR NË NUMËR ME NJËRI-TJETRIN. 


Ja disa shembuj të mospërshtatjes së kallëzuesit me kryefjalën:

- Stafi mjekësor u kujdesën me shumë përkushtim për të. (duhet - u kujdes) 

- Personeli i drejtorisë u shprehën të gatshëm për të na ndihmuar. (duhet - u shpreh i gatshëm)

- Kjo ishte dita ku e gjithë bota folën në të njëjtën gjuhë. (duhet - foli)   

POR... kemi edhe përjashtime! 

Këtu bën përjashtim rasti, kur kryefjala është e shprehur me njërën nga fjalët e tipit: “shumica”, “një pjesë”, “gjysma” etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore shumës. Në këtë rast, gramatikisht, folja-kallëzues përdoret në shumës. P. sh.:

- Shumica e të rinjve qëndronin në këmbë, pas meje. (dhe jo qëndronte) 

- Gjysma e të studentëve nuk kishin ardhur në sallë. (dhe jo kishte ardhur)

- Një pjesë e punonjësve lanë punën dhe dolën në dritare. (dhe jo “la” dhe “doli”)



(Nga Sevi (Lami) Agolli; Portali Shkollor)

379 Lexime
1 muaj më parë