Lajthitje të mëdha fjalësh
Janë plot 35 fjalë që m’i zë syri se lajthiten fare, pa dashur të them se nuk di t’ishkruajë e t’i shqiptojë drejt asnjeri. Ato pothuajse gjithnjë shkruhen në formën e gabuar, por ka edhe prej atyre që përdoren e shqiptohen pa të drejtë...
Janë plot 35 fjalë që m’i zë syri se lajthiten fare, pa dashur të them se nuk di t’ishkruajë e t’i shqiptojë drejt asnjeri. Ato pothuajse gjithnjë shkruhen në formën e gabuar, por ka edhe prej atyre që përdoren e shqiptohen pa të drejtënë vend të një fjale tjetër. Se cila është trajta e saktë e njërës fjalë apo e tjetrës dhe si duhet të shkruhen e të shqiptohen drejt disa prej bashkëtingëlloreve, ju mund ta kuptoni nëpërmes tabelës së mëposhtme:
| Lajthitje të mëdha fjalësh |
|---|
| Nga: MA. Mentor Hajrizi | ||
| Janë plot 35 fjalë që m'i zë syri se lajthiten fare, pa dashur të them se nuk di t'i shkruajë e t'i shqiptojë drejt asnjeri. Ato pothuajse gjithnjë shkruhen në formën e gabuar, por ka edhe prej atyre që përdoren e shqiptohen pa të drejtë në vend të një fjale tjetër. | ||
| Nr. | Forma e gabuar | Forma e drejtë |
| 1 | /ç/ e fortë | afrikatja /ç/ |
| 2 | /gj/ e butë | qiellzorja /gj/ |
| 3 | /q/ e butë | qiellzorja /q/ |
| 4 | /xh/ e fortë | afrikatja /xh/ |
| 5 | akqi | akçi (gjellëbërës) |
| 6 | arapçe | arabçe |
| 7 | bandash | bandazh |
| 8 | çebaptore | qebaptore |
| 9 | dalë dalë | dalë-dalë |
| 10 | duplikat | dublikatë |
| 11 | Gzim (gzim) | Gëzim (gëzim) |
| 12 | gjehnem | xhehenem |
| 13 | gjenet | xhenet |
| 14 | hargj | harxh |
| 15 | inatqi | inatçi |
| 16 | kismet | kësmet |
| 17 | kogja | goxha |
| 18 | Lulzim (lulzim) | Lulëzim (lulëzim) |
| 19 | medalion | medaljon |
| 20 | mirseardhje | mirëseardhje |
| 21 | mish shitës | mishshitës |
| 22 | mozallah | meazallah |
| 23 | msit | mesit (mestar, ndërmjetës) |
| 24 | niqah (niçah) | nigjah |
| 25 | patent shoferi | patentë shoferi |
| 26 | ping-pong | pingpong |
| 27 | qajtore | çajtore |
| 28 | Qamëria | Çamëria |
| 29 | qare | çare |
| 30 | qingj | qengj |
| 31 | qorape | çorape |
| 32 | Shpetim (shpetim) | Shpëtim (shpëtim) |
| 33 | teshlicë | sqepar |
| 34 | voliboll | volejboll |
| 35 | zë ëmbël | zëëmbël |
| Vushtrri, 2017 | ||
(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Portali Shkollor)
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe
75 emra, nga njëjësi në shumës