Raimonda Sino: Plani Individual i ZHVP-së 2026-2027/ Model i gatshëm për mësuesit (sipas Kornizës së Karrierës 2024)
Një udhëzues praktik për hartimin e Planit Individual të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional të mësuesit, bazuar në Udhëzimin nr. 16, datë 22.07.2024. Modeli ndihmon në përcaktimin e objektivave, dokumentimin e krediteve dhe planifikimin e rritjes profesionale.
Një udhëzues praktik për hartimin e planit individual të zhvillimit profesional, bazuar në Udhëzimin nr. 16, datë 22.07.2024
Nga Raimonda Sino
Çdo mësues në Shqipëri, pavarësisht kategorisë kualifikuese, e harton Planin Individual të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) për çdo vit shkollor. Ky plan nuk është thjesht një dokument administrativ, ai është mjeti kryesor për të planifikuar, ndjekur dhe dokumentuar rritjen profesionale të mësuesit.
Ky model është hartuar bazuar në Kornizën e Karrierës së Profesionit të Mësuesit (2024) dhe Udhëzimin nr. 16, datë 22.07.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ai mund të përdoret nga çdo mësues, nga i licencuari deri te mjeshtri, duke respektuar kërkesat specifike të secilës kategori.
Pse është i rëndësishëm ky plan?
• Përcakton objektiva konkretë për rritjen profesionale gjatë vitit.
• Dokumenton kreditet e ZHVP-së të grumbulluara.
• Lidh nevojat e mësuesit me prioritetet e shkollës.
• Shërben si provë për kualifikim dhe promovim në kategori.
• Ndihmon në reflektimin profesional në fund të vitit.
PLANI INDIVIDUAL I ZHVILLIMIT TË VAZHDUESHËM PROFESIONAL
MODEL ORIENTUES- PLANI INDIVIDUAL I ZHVILLIMIT TË VAZHDUESHËM PROFESIONAL
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
DIGJITAL apo DIXHITAL?
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
75 emra, nga njëjësi në shumës