Albas

Letërsia bashkëkohore shqiptare

Ky që qëndron ndërmjet studimit dhe një libri të thjeshtë në komunikim, i drejtohet studjuesve e krijuesve të fushës së letrave si dhe të gjithë lexuesve të tjerë. Po një nga qëllimet kryesore, për të cilat dhe është krijuar shtëpia jonë botuese.

Botimi i librit “Letërsia bashkëkohore shqiptare” mbush sado pak zbrazëtinë që ka krijuar mungesa e botimeve të plota studimore për letërsinë shqiptare të zhvilluar në gjysmën e dytë të shek. XX. Ky që qëndron ndërmjet studimit dhe një libri të thjeshtë në komunikim, i drejtohet studjuesve e krijuesve të fushës së letrave si dhe të gjithë lexuesve të tjerë. Po një nga qëllimet kryesore, për të cilat dhe është krijuar shtëpia jonë botuese, është realizimi i botimeve për shkollat. Duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e disa prej teksteve më kryesore që u mungojnë nxënësve dhe mësuesve të letërsisë (veçanërishtpër letërsinë shqiptare të shek. XX), pas botimit të librit “Letërsia moderne shqiptare” (Sabri Hamiti), po iu ofrojmë atyre këtë botim ndihmës, që vjen në vazhdimësi të të parit. Për këtë qëllim ne kemi respektuar programin e lëndës së letërsisë për letërsinë shqiptare në gjysmëshekullin e dytë.


(Portali Shkollor)

858 Lexime
2 vjet më parë