Dita e parë e shkollës

“Letërsia u kthye në Du-Duhet dhe Mund!”

Dita e parë e shkollës dhe mënyra se si mësuese Ermira Ymeraj dhe nxënësit e klasës së X vendosën të nisnin vitin e ri shkollor. Secili nxënës zgjodhi një folje dhe letërsia u kthye në: Du-Duhet dhe Mund!

Ato janë shumçka...


Dhe nisi.


15 vjeçarë që ulen për herë të parë në bankat e gjimnazit dhe unë që hyra me të njëtin rit: t'i njoh, të ndaj, të jap, të marr, t’u jap kurajo dhe më tepër të kuptoj se kush do jenë bashkëudhëtarët e mi me të cilët do ndajmë dijet mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe.


Hyra në klasë, vërtet kisha menduar me vete se çdo t’u thoja, 23 vjet mësimdhënëse dhe asnjëherë të njëjtët emocione. Gjithsej me të shpejtë numërova me sy 25 nxënës, banka e katërt as që më vuri re se hyra, nxënësit e tjerë ashtu të topitur, as që morën mundimin të ngriheshin në këmbë... e megjithatë u vendosa në qendër dhe i përshendeta. U thashë se kush jam, e se çfarë do bëjmë bashkë, vetëm dëgjonin.


Nuk mund të vazhdoja të flisja për objektin e letërsisë, as për kuptimin e prejardhjen e kësaj fjale, le pastaj të kërkoja nga ata funksionin...ishin të topitur...sy që më ndiqnin plot kërshëri, pasiguri, dritë ndonjëri, dikush i tërhequr, ajo te banka e parë ishte shuuuumë e ndrojtur, ai i bankës së katërt ishte i vendosur të mos më shihte në sy, e ndërsa sytë e mendjes time vraponin sa të njeri e te tjetri të shihja siguri.


Atëherë citova tre folje: Du (do)- Duhet - Mund dhe i ftova të gjithë të zgjidhnin foljen që donin dhe pastaj të mendonin pse e kishin zgjedhur atë folje?


Oh sa shumë zgjodhën du. Po kishin disa që zgjodhën: Mund e vetëm një zgjodhi Duhet.

E atëherë s'kisha më nevojë të flisja, topitja u largu, u ndjenë më të çlirët dhe Letërsia u kthy në Du-Duhet dhe Mund.


Rrugë të gjatë kemi...


Ermira Ymeraj

17 shtator 2018


(Portali Shkollor)

2,553 Lexime
5 vjet më parë