Letra emocionuese e një nëne për të bijën: Drejtohu me kujdes zemrave të mësuesve, miqve, prindërve, dhe më së shumti, zemrës tënde
Kjo është letra më emocionuese që çdokush ka nevojë ta lexojë dhe të frymëzohet në këtë prag fillim viti shkollor. Ajo është nëna e një vajze që këtë vit shkon në klasën e 9-të...
"Unë jam nëna e një vajze që shkon në klasë të 9 këtë vit. Më kujtohet dita e parë e shkollës, kur për herë të parë më lëshoi dorën dhe kaloi ngadalë nëpër dyert e shkollës. Ktheu kokën për të më parë edhe një herë tjetër dhe pastaj më dërgoi një puthje me duar. Zemra ime u ndal. Pastaj u zhduk në një turmë 6-vjeçarësh, nuk e ktheu më kokën pas. Dhe akoma nuk shikon prapa.
Më kujtohet dita e parë e shkollës dhe të gjitha ato që erdhën pas saj. Ishte një kohë e vështirë duke ditur se ti nuk do të ishe kurrë e njëjta. Ti po e kalon këtë jetë plot miq, libra dhe aktivitete. Ti nuk pëlqen asnjë copë mësimi të zhvilluar keq. Nuk pëlqen të të vënë në lojë, nuk do të të përbuzin dhe nuk përbuz. Ka shumë gjera që nuk të pëlqejnë në shkollë dhe përsëri mezi pret të shkosh në shkollë. Ti i do mësuesit edhe kur ata nuk të duan, i vlerëson shokët edhe kur ata nuk kanë kohë për ty. Koha që kalon në shkollë është koha që sipas teje duhet jetuar ashtu siç ajo është.
Ti je pikërisht aty ku duhet të jesh në këtë moment. Nuk është gjithmonë e lehtë. Ke pasur shumë pengesa në rrugën tënde. Kemi përjetuar zemrat e thyera për shkak të tradhtisë së një miku ose pasojave të një vlerësimi të keq. Ti ke mësuar se disa njerëz nuk janë gjithmonë të mirë, dhe ndonjëherë ai njeriu mund të jetë një i rritur që ne e besonim. Ti ke vendosur qëllime dhe ke arritur më shumë se sa prisje, dhe ndonjëherë rezultati i një pune të palodhur nuk është përputhur me shpresa të tua.
Por, çdo ditë ti zgjohesh me një buzëqeshje dhe me një puthje të shpejtë, lëshon dorën time dhe shtrihesh në këtë botë. Me afrimin e diplomës së klasës së 9, unë shoh si shpirti yt rritet së bashku me numrin e këpucëve të tua. Jam e befasuar nga dija jote dhe sa e vendosur je në bindjet e tua. Më habit mirësia dhe zemra jote e mirë.
Kam parë modelin e gruas që po bëhesh, dhe ajo është e fuqishme, e bukur dhe e mirë. Si fytyra e zonjës që ti pozon në këtë foto. Te vështrimi yt shoh si vitet kalojnë shpejt. Kush të tregoi si të përdorësh mendjen në formën tende më perfekte dhe kush të mësoj fluturosh kaq lartë? Të shikoj ty të sfiduar, më bën të ndihem e trishtuar sepse gjithçka që shoh është potenciali i mrekullueshëm. E di, ke ambicie e dëshiron të jesh e para edhe aty ku nuk mundesh. Por, ky vit do të jetë muaj sfide me veten dhe e di që ke frikë nga dështimi. Përpiqu të përqendrohesh në fitore dhe ti e di që kur dështon, unë jam gjithmonë me ty, të mbështes çfarëdo që të ndodhë.
Jam krenare për ty edhe kur dështon. Vazhdo të kërkosh gjëra që nxitin shpirtin tënd, jo ato që të tjerët mendojnë se vlejnë për ty. Ti na ke bërë prindër krenar sipas mënyrës tënde deri tani, dhe kjo është një nga cilësitë më të mira të tua. Mos sakrifiko më t’u tregosh të tjerëve se kush je, mos lufto më për të tërhequr vëmendjen e atyre që nuk e vlerësojnë veten tënde autentike.
Përdor mjete të duhura. Jeta nuk matet me numrin e pëlqimeve që merr në Instagram, Tik-tok, në numrat e peshës, ose edhe në notën tënde mesatare. Dhe nuk ka asnjë "gjë" që mund të blihet me paratë që të mbushë një boshllëk në shpirtin tënd. Mos harro kurrë që jeta është për impaktin që ke me të tjerët, prandaj puno për të zhvilluar mendjen tënde, rritur zemrën tënde, dhe të tjerat do të vijojnë me kohën.
Drejtohu me kujdes zemrave të mësuesve të tu, miqve të tu, prindërve të tu, dhe më së shumti, tënde vetes. Dashuria në çdo formë është një përvojë e bukur dhe delikate, dhe mos harro të trajtosh të tjerët ashtu si do të doje të trajtohesh veten, pavarësisht nga situata.
Mbaj parasysh (nga mami) më e keqja nuk të ka ardhur ende. Kështu që të lutem, bëj disa orë gjumë më shumë. Tri vitet e ardhshme do të jenë të ngarkuara, kështu që sigurohu të gjesh kohë për të fjetur këtë vit. Faleminderit që më lejon ende të të mbaj përdore, e vogla ime e ëmbël, dhe që ke qëndruar e duruar ndërsa unë shpesh humbja durimin nëpër korridoret e gjata të shkollës tënde.
Nuk mund të të dua më shumë, bir, dhe as nuk dita të bëj më shumë sesa kaq për ty. Nëse s'ka qenë mjaftueshëm, më fal! Suksese! Jam me ty në çdo orë mësimi, provimi, suksesi e dështimi."
Nga Ina Dede
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk na lënë indiferentë...
Stop trafikimit të qenieve njerëzore
Nëpër kopshtin tim...