Libra për fëmijë

Libra zanorë për fëmijë mbi moshën 3 vjeç

Fëmijët do të njihen nëpërmjet këtyre librave me doktorin, orën folëse, lodrën më të dashur, kafshët dhe insektet punëtore.

Tableta e zgjuar


Kjo është një enciklopedi moderne me një tabletë inteligjente për fëmijët! Përmban njohuri interesante rreth afsheve dhe fermës. Fëmijët mund ta heqin tabletën lehtësisht nga libri dhe mund të luajnë me të!


Mos ki frikë, nuk ke grip!


Ju fëmijë do ta pëlqeni shumë këtë doktor. Ai është aq i dashur me pacientët e tij të vegjël. Ndihmojeni doktorin duke përdorur stetoskopin magjik.


Ora folëse


Çdo ditë nise me këtë orë të zgjuar e shumëngjyrëshe. Vendose në kyçin e dorës dhe shtyp butonat për të dëgjuar tingujt qesharakë dhe meloditë. Ajo të mëson që të tregosh orën dhe njëkohësisht të kujton se çfarë ke për të bërë.


Lodra ime më e dashur


Ky libër përmban vjershat më të bukura për lodrat e dashura të fëmijëve. Ato shoqërohen me ilustrime magjepsëse nga bota e lojërave. Duke shtypur butonin pranë figurës përkatëse, fëmija do të dëgjojë vjershën për lodrën e tij të preferuar. Vjershat  janë të thjeshta, me rimë të përshtatshme për këtë moshë, si dhe shoqërohen me melodi fëminore.


Kafshët e mia


Në faqet e këtij libri fëmijët do të takojnë kafshët e mrekullueshme që flasin dhe që kanë dëshirë të luajnë me fëmijët. Fëmijët, jo vetëm që mund të dëgjojnë zërat e tyre, por edhe mund t’i prekin ato.


Insektet punëtore


Ky libër i njeh fëmijët me insektet punëtore, të cilat nuk rrinë dot pa punuar. Fëmija argëtohet duke i lëvizur insektet në rrugëzat e tyre, si dhe duke dëgjuar nga një histori për secilën prej tyre. 

Librat i gjeni dhe i porosisni këtu https://www.librarialbas.al/ 




(Portali Shkollor)

4,538 Lexime
7 vjet më parë