Seria

“Libri i madh”

“Libri i madh i aventurave” përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave...

Libri i madh i legjendave mesjetare

Ky libër përmbledh 11 legjenda mesjetare, në të cilat tregohet për vende magjike ku banojnë dragonj që lëshojnë zjarr, kalorës trima, princesha të burgosura nëpër kulla të larta, ura që ngrihen e ulen dhe për shumë ndodhi e personazhe të tjera. Fantazia dhe imagjinata udhëtojnë në mjegullën e kohës, duke u frymëzuar nga bëmat dhe trimëritë e kalorësve të mbretit Artur si: Lançeloti, Ivani, Persëvali, Gavaini apo shigjetarit më të zot, mbrojtësit të të varfërve, heroit, Robin Hud. Në këtë libër zënë vend gjithashtu, edhe historitë e dashurisë më të bukura dhe më tragjike të të gjitha kohërave, që të bëjnë të prekesh e lotosh, si historia e dashurisë mes Tristanit dhe Izoldës dhe ajo e Romeos dhe e Zhuljetës.

Libri i madh i aventurave

“Libri i madh i aventurave” përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët. Me ilustrime mjaft tërheqëse ky libër përfshin tituj, si: Robinson Kruzo i daniel Defosë; Udhëtim në qendër të Tokës i Zhyl Vernit; David Koperfildi i Çarls Dikensit; Sandokani i Emilio Salgarit; Ishulli i thesarit i Robert L. Stivensonit; Fantazma e Kantervillit i Oskar Uajlldit; Konti i Monte Kristos i Aleksandër Dymasë; I Fundit i Moikanëve i Xhejms F. Kuperit; Tom Sojeri i Mark Tueinit; Mobi Dik i Herman Melvillit dhe Ivanhoe i Valter Skotit.

Ç’aventurë e madhe leximi i aventurave!

“Legjenda shqiptare”

Kjo seria, veç librit “Legjenda dhe vende shqiptare”, plotësohet me një tjetër botim me legjenda për heronjtë dhe heroinat dhe virtytet e tyre të mrekullueshme. Por, ndërsa në librin e parë ndërthurej historia e lashtë e disa vendeve shqiptare, me pamjen që kanë sot këto vende, në këtë botim legjendat, si ato të ringjalljes, të mbajtjes së fjalës së dhënë, të flijimit rrëfejnë ngjarje historike, zakone, norma që lidhen me kulturën autoktone shqiptare. Kjo kulturë përcillet përmes tyre, dhe, ashtu siç ngrihet gur pas guri një kështjellë, po ashtu fjalë pas fjale plotësohet mozaiku i historisë së lashtë të popullit tonë. Të shoqëruara me ilustrime origjinale, ato nxjerrin më në pah thelbin e tyre fantastik.

Lekë Dukagjini (Kështjella e Ligjeve)

“Lekë Dukagjini (Kështjella e Ligjeve)” është një tregim i ilustruar për fëmijë. Në këtë tregim, fëmijët do të lexojnë se si princa të ndryshëm, të huaj e vendës, vijnë të kërkojnë dorën e motrës së Lekë Dukagjinit për nuse. Tre prej tyre nisen të luftojnë me Lekën dhe përfundojnë si mëtues në Kështjellën e Ligjeve, ku Maria, motra e Lekës, i sheh një e nga një mëtuesit e saj. Në fund, ajo zgjedh njërin prej tyre, nga një famulje shumë e njohur arbërore. Rrëfimi origjinal në këtë libër është shumë tërheqës dhe ndërthur me historinë me legjendat dhe trillimin artistik.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

2,951 Lexime
6 vjet më parë