Seria

“Një histori në 5-15 minuta”

Magji, aventurë, frikë, imagjinatë... dhe shumë zbavitje. Këta libra me histori të shkurtra janë posaçërisht për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Lloji i shkrimit që është përdorur, i përshtatet shkallës së vështirësisë së leximit

Magji, aventurë, frikë, imagjinatë... dhe shumë zbavitje. Këta libra me histori të shkurtra janë posaçërisht për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Për këtë qëllim edhe lloji i shkrimit që është përdorur, i përshtatet shkallës së vështirësisë së leximit: shkronja KAPITALE, shkronja të vogla shtypi dhe me shkrim dore. Në fund të çdo libri ka lojëra me fjalët dhe figurat e përfshira në libër.

Qyteti që askush nuk e njeh


Një histori në 5 minuta


Qyteti që askush nuk e njeh është një qytet i ndërtuar vetëm me ushqimet që u pëlqejnë më shumë fëmijëve: ëmbëlsira, limonada, makarona, salsiçe, mish të pjekur, patate të skuqura... Përveç imagjinatës dhe kënaqësisë, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë, zbaviten me lojërat e fjalëve e figurave në fund të librit.

Shiu i yjeve


Një histori në 5 minuta


Një vajzë e varfër, por zemërmirë, ndihmon këdo që takon, sa u jep atyre edhe rrobat e trupit. Por një magji ndodh dhe nga qielli bie shi yjesh, që shndërrohen në monedha sapo bien në tokë. Ky libër është për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë, të cilët, pasi e lexojnë atë, luajnë me fjalët dhe figurat në fund të librit!

Hajduti fatlum


Një histori në 10 minuta


Një hajdut, që e quante vjedhjen zanat si çdo zanat tjetër, shkon për të vjedhur në një shtëpi. Rrugës zë disa shokë të çuditshëm: një shkop, një kërmill, një gjel, një gozhdë, dhe një grumbull pleh të cilët e ndihmojnë. A do të ndërrojë zanat ai pas kësaj aventure? Fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë argëtohen, duke lexuar përrallën dhe, në fund, ka lojëra për të luajtur me fjalët dhe figurat.

Fantazma


Një histori në 10 minuta


Në një fermë banonin vetëm të moshuar për shkak të një fantazme shumë të frikshme. Por guximi dhe bujaria e një djaloshi i dhuron paqe fantazmës, e cila largohet përgjithmonë. Ky libër për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë, është i pajisur edhe me lojëra për fjalët dhe figurat e përfshira në libër!

Princesha e guximshme


Një histori në 15 minuta


Kush tha se vetëm djemtë dinë të luftojnë? Kësaj radhe është pikërisht princesha e guximshme ajo që shpëton princin, duke i dalë para fatit të keq që ishte parathënë për princin. Pasi lexojnë historinë, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me lojërat në fund të librit.

Doktor Gjithëdituri


Një histori në 15 minuta


Duke lexuar se si një fshatar i varfër bëhet “Doktor Gjithëdituri” dhe bëhet i pasur, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me historinë dhe me lojërat në fund të librit.


Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

6,716 Lexime
6 vjet më parë