Material orientues mbi kualifikimin e punonjësve arsimorë, për vitin shkollor 2025–2026 / Dosja e aplikantit
Material orientues jozyrtar mbi kualifikimin e punonjësve arsimorë 2025-2026, që sqaron kriteret, dosjen, afatet, testimin, orët e hapura, projektet dhe aplikimin përmes portofolit digjital në SMIP, sipas udhëzimeve të ASCAP.
Portali Shkollor publikon këtë material të detajuar informues mbi kualifikimin e punonjësve arsimorë për vitin shkollor 2025-2026, bazuar në udhëzimet zyrtare të ASCAP e MAS si dhe në trajnimet e zhvilluara të mësuesve koordinatorë të sigurimit të cilësisë.
Materiali jo zyrtar sjell një pasqyrë të qartë mbi kriteret e pranimit, kategoritë e kualifikimit (mësues i kualifikuar, specialist dhe mjeshtër), dokumentacionin që duhet të përfshijë dosja profesionale, si dhe mënyrën e vlerësimit të kandidatëve përmes testimit të informatizuar, orëve të hapura mësimore dhe projekteve kurrikulare.
Sipas informacioneve të deritanishme nga burime konfidenciale të Portalit Shkollor, dimë se nuk ka ndryshime në kriteret e kualifikimit për këtë vit, por theksohet rëndësia e përgatitjes në kohë të dokumentacionit. Mësuesit që nuk plotësojnë kreditë e nevojshme deri në muajin dhjetor penalizohen, ndërsa dorëzimi i dosjes bëhet deri në shkurt. Në muajt mars-prill zhvillohen orët e hapura dhe projektet, sipas kategorisë përkatëse të kualifikimit.
Aplikimi për kualifikim kryhet nga çdo mësues përmes portofolit digjital në sistemin SMIP.
Ky publikim informues synon të mbështesë mësuesit në një proces të rëndësishëm profesional, duke i orientuar hap pas hapi drejt përmbushjes së kritereve dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies.
Më poshtë gjeni materialin në formatin PDF.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Mësuesi sot, njeriu përballë së ardhmes”
Kualifikimi i mësuesve 2025, procedurat dhe kriteret e vlerësimit
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant