MESAZHE PËR ARSIMIN

Mesazhe mbi arsimin/ Përkshtimi ndaj shkollës

Disa mesazhe që vijnë si rezultat i refleksioneve të punës së përditshme si mësuese. Të shpenzosh për shkollën sot, do të thotë investim për të ardhmen, pastaj e keni vetë në dorë sa të përkushtuar jeni.

Puna e mësuesit në Shqipëri nuk vlerësohet fare. Jashtë shtetit pedagogët i quajnë “deputetë të parlamentit”. Është për t`u falenderuar stafi pedagogjik që është mjaft i përkushtuar dhe i kujdesshëm në mësimdhënie në shkollat private, dhe ato shtetërore një pjesë e mirë e tyre, por meqë kisha shansin të ndiqja një universitet privat, pasi shpenzimet më shkonin njësoj për arsye rruge dhe humbje kohe, po i marr si shembull. Kush do të mësojë dhe është i interesuar do të mësojë shumë, mbi të gjitha do të gjejë atë qetësinë dhe vlerësimin si nxënës, si student, pa stres psikologjik te shkollat jo publike. Se për fëmijët/nxënësit/studentët në përgjithsi është t`u gjejmë një shkollë ku të jetë e kompletuar, t`u sigurojmë qetësi dhe respekt, pastaj vetvlerësimi dhe dija vijnë vetë, fëmijët sikur të gjejnë ashtu do të bëjnë, nëse gjejnë “rrëmujë” do ta shtojnë më shumë, nëse gjejnë qetësi dhe rregull do të mundohen të jenë edhe më të rregullt.  


Vlejnë për t`u përmendur këshillat e mësidhënësve, dhe mendoj se Bazat Filozofike janë Alfabeti jo vetëm i Mësuesisë por edhe i çdo dege, sikur ato të jepeshin në semestrin e parë të Bachelorit dhe jo në semestrin e fundit të Masterit, puna e studentëve do të ishte më e përkryer. Pasi studentët në moshë dhe personalisht, s`i kisha lexuar kurrë në shkollë, dhe pse 17 vite shkollore pa shkëputje, (dega e parë e universitetit) plus Bachelor dhe Master përfshi dhe praktikën profesionale pas afro 15 vitesh shkëputjeje. I bie të sfidojmë thënien se deri në moshën tridhjetëvjeçare përthith truri i njeriut. Nejse ato janë futur tani në gjimnaz, por ai/ajo e mbaruan gjimnazin, pasi ishin te lëndët shkencore dhe nuk mësuan asnjë fjalë për to. Kanë vazhduar universitetin prapë te shkencoret dhe asgjë, edhe atë anglishte që e kanë, e kanë rrreth temave shkencore, mbi jetën sociale asgjë. Sociologjia përfshihet vetëm te shoqëroret. Filozofia do të hynte shumë në punë në të gjitha kurikulat edhe në ato shkencore mbi ndikimin e sjelljes që është rruga dhe shpirti i bukurisë shpirtërore duke lënë mënjanë “kotsinë” materiale. Sa vërfëri mbi sjelljen ekziston në  Tokë në këto kohëra.           


Së bashku do të mësojmë gramatikën e Gjuhës Shqipe, dhe ju do te jeni misionerët e ardhshëm të saj, në një mënyrë apo në një tjetër. Ajo jeton pranë teje, bëji të fala asaj..., kam jetuar në një pallat me të, fatkeqsi duhet të ishte në auditor me ne ajo dhe shumë si ajo. Për ju kanë merita familjarët tuaj, bashkëshortët që ju dhanë këtë mundësi të artë. Ju lumtë atyre dhe ju që keni nerva të rivazhdoni shkollën pas rritjes së fëmijve. Ju nuk u del kohë të shkruani sepse jeni me fëmijë të vegjël, por esetë tuaja duhet të jenë origjinale, merrni nga përvoja.

Të shpenzosh për shkollën sot, do të thotë investim për të ardhmen, pastaj e keni vetë në dorë sa të përkushtuar jeni.


Ke filluar për të mësuar anglisht pa bërë në shkollë, i kishte ngel fiksim që nga gjimnazi. Mësuesi ka të bëjë shumë me nxënsin, mësuesja që vinte nga Tirana, të dyja vinin nga Tirana, j`ua mësoi anglishten grupit tjetër, ndërsa ata që bënin frëngjisht, vetëm arra dhe lajthia u kërkonte nxënësve, s`e çau kokën njëherë për ta, - kishte dhe kështu. Ku ka njerëz që një shpenzim/punë si duhet mbi tokë nuk e bëjnë sa janë gjallë, prandaj ju ikin sikur i fitojnë, pa farë shije dhe vlere, sepse në atë mënyrë e marrin përgjigjen e sjelljes së tyre. Diçka që s`e shijon, s`e gëzon, për çfarë të duhet vetëm me u duk.  


Eseja jote është për t’u vlerësuar, ke bërë një detyrë shumë të mirë, këto krahasime s’i kisha parë ndonjëherë. Psikologjia e Edukimit në një farë mënyre është përshtatje, sjellje imponuese, imponim mendimesh?! Pse? Sepse derisa të kthehet për së mbari fëmija, ta kuptojë sjelljen, duhet t`i përshtatesh fëmijës, t`ia imponosh mendimet, me qëllim që të mos e humbasim as atë më të vështirin. Këtë e thonë shkrimtarët, ku në bazë të vargjeve mësuesit u imponojnë sjelljen fëmijve duke mos i lënduar. Kjo vlen vetëm për ta kuptuar, pak poezi u kërkojnë/mësojnë fëmijëve sot? Me të vështirin a mund të kombinosh se të urtin në klasë e ke dhuratë. 


Merrni ndonjë rast konkret për fëmijët me nevoja të veçanta, të shohim mënyrat, se si duhet t’i ndihmojmë apo trajtojmë, që të integrohen dhe ata si gjithë të tjerët nëpër aktivitete të ndryshme shkollore dhe në shoqëri, t`u mësojmë nevojat fiziologjike bazë për jetesë, që t`u bëjmë të mundur të hapin dritaren e tyre të jetës, në labirinthin ku janë izoluar. Çdo fëmijë me probleme ka diçka tek ai që të tërheq me atë sjelljen e tij, ai shpreh dëshirën për ndryshim, që ne duhet ta zbulojmë me dashuri dhe përkushtim, por shkollat tona, mësuesit ndihmës mungojnë… 


Nënvizojeni shprehjen që ka thënë Isak Ilic Leviton, një peisazhist i njohur rus “Për të gjetur gjëra të reja, shumë, shkojnë larg dhe nuk gjejnë asgjë. Kërkoni rreth vetes, por me kujdes, dhe patjetër do të gjeni diçka të re dhe interesante”. Kjo tregon lidhjen e Natyrës me Realen, të kapshmes me atë të pakapshmen. Kjo flet për ata, që kërkojnë shkolla dhe kushte më të mira për fëmijët e tyre, por ato nuk plotësohen në vend të huaj dhe nuk e zgjidhin hallin vetëm duke ikur, por duke menduar/ndihmuar/eksploruar.  


Disa gjëra më elementare dhe të rëndësishme, duhet t’i mësoni me patjetër, t’i dini dhe për kulturën tuaj. Keni ngel vetëm nëpër internete dhe copy paste. Nëse nuk dini për vete çfarë do t’u mësoni fëmijëve? Hë se do ju bëj unë juve që ta mësoni Historinë e Shqipërisë, do t’ua them me pika ku do të përqendroheni, ajo është sa e bukur aq dhe e trishtuar për shqiptarët. Siç di një matematikan matematikën, që e ka pasion mua të tërheq historia gjë që është dhunti, po të më pyesësh nuk di dy fjalë anglisht. Kur isha në gjimnaz të gjithë shkuan në kurs matmatike nxënësit më të mirë, në fund dola unë më mirë se ato se është dhe me shans provimi.


Mbani qetësi! Jeni në orën e letërsisë, dëgjoni dhe shijoni të paktën një vjershë për Atdheun, se po reciton aktori i madh i Estradës Shqiptare. Dhe të mendosh se nesër, pasnesër ju do të bëheni mësues. O pika e mësuesit, kur s`duron dot pesë minuta për vete, pret të edukosh të tjerët. Pastaj veshja, etika në veshje, i bën njerëzit të ulin kokën, ose t`u japin një të sharë me mendje disa herë. Prandaj ka emër institucioni që të dallohet. Ju mësuesve nuk ju falen veshje të tilla, as në jetën e përditshme, jo më në shkollë përpara nxënësve. Dhe fëmijët e vegjël i keni me uniforma dhe krahë të shkurtra ndërsa disa mama, sikur po shkojnë për plazh, jo për të shoqëruar fëmijët në kopsht apo në shkollë. Si po e edukon? Çfarë edukate po i ngulit në tru fëmijës së vet njëherë? Ç`janë ato streqe që veshin, e degjeneruan femrën, si e dobët si e shëndoshë s`ke çfarë sheh, del skandal. Këto janë norma të pashkruara, por tani s`po zbatojnë as ato të shkruarat.


Çfarë dini të bëni tjetër përveçse këtij profesioni që po filloni, a shkruani, a botoni, i bini ndonjë vegle muzikore? Vetë i keni fajet, mbyteni në një pikë ujë, kuptoni pak logjikën, se si rrjedhin ngjarjet, shkakun, pasojën. 


Mos u shqetësoni! Nuk po bëjmë shkencë. Shkencën e kanë bërë të tjerët, ne na duhet vetëm të përvetsojmë sa më shumë. Të gjitha do t’i haroni, kjo u ndodh të gjithëve, por kur të vazhdoni punë do t`u kujtohen, sepse e keni thyer veshin, kapni thelbin, profesionist të bën puna, praktika, përvoja, ndihma e kolegëve.


Bëni ç`të mundeni për të vazhduar praktikën në shkolla, shkoni te shkollat, ku keni fëmijët a të afërmit, vetëm angazhohuni diku, se merrni eksperiencë për vete do ju vlejë shumë praktika. 

Modelimi, modelimi, nëse mungon modelimi, ku do ta shohë sjelljen e mirë fëmija? Ti e ke sjellë modelin të gatshëm! Duhet ta demonstrosh. - Rëndësi ka që e kap thelbin e asaj që duhet bërë, pastaj të tjerat rregullohen, me kohën. Ku ndryshon modelimi nga modeli?

Përqendrohuni, mblidheni mendjen, i dini, jua kam mësuar, shumë të thjeshtë jua kam bërë lëndën. Tani nuk mësohet pa mendje, mendja jashtë, ju brenda. U rastisi të ishin njëherë në leksionin e kimisë, nga radha e dymbëdhjetë apo e trembëdhjetë në auditorë, se ishin shumë, i kishin zënë vendet e para. Dhe zysha u dukej e vogël aq larg, jo më të shikonim shkronjat në tabelë. Në atë leksion zysh zëre se ishin jashtë.   

Natyra, gjeografia....  - O profesor, andej nga fshati im kanë filluar të mbjellin fidanë. 


Thuaj shyqyr, - o derëbardhë! Le t`ia nisin nga zeroja, por vetëm të fillojnë aman se nuk shkatërrohet ambjenti kështu, gjelbërimi, mjedisi ku jeton  është  Natyrë, është Bukuri, është Estetikë, është Edukatë për Punën dhe mbi të gjitha Shëndet për Njeriun. Pa natyrë s`ka jetë. Zogjtë parstrojnë ambjenitin zhdukin insektet, por… 


Hapni fletoret e shkruani vargjet e Qajupit “Me se rrojnë fëmijët/ ç’i rritë çiliminjtë/ dashuritë e nënës/ edhe përkëdhelitë”, mbani mend mirë këto vargje, afroni fëmijët, fëmijët nuk i rrit frika por respekti, dashuria, sjellja edhe juaja se do bëheni mësues, do edukoni fëmijët e të tjerëve, do të edukoni brezin e ri. Kur di, ke forcën dhe ajo forcë është Dija, Dituria, Drita e Vërtetë që është shkolla.


E kuptoj edhe unë në këtë moshë që jam dhe me përvojë pune do të ndihesha në siklet para një provimi edhe pse jam me kaq vite eksperiencë por më flisni, më flisni për meritokracinë. A është në gjendje vendi ynë të përballojë gjithë këto ndryshime me një infrastrukturë të tillë shkollore?!


Profesor, si ka mundësi që ne shqiptarëve nuk na thotë kush që këtë e ke bërë mirë, të na falenderojë njeri. Mirë ta kthej përgjigjen shoqja në krah, të bësh mirë e ke për detyrë, është detyrë e gjithsecilit, duhet të vihen në dukje ato gjëra që nuk shkojnë që një shoqëri të ecë përpara, uniteti i të kundërtave e zhvillon vendin. Të vështirin a mundesh ta bësh mik, të përshtatesh, se miku është mik vetë. Nuk niset gjithmonë nga e para, merret më e mira dhe vazhdon tutje. Për të të mirën e përbashkët, zhvillimin e jetës, shkollës, shoqërisë të gjithë duhet të kontribojnë.  


Në lëndën, Teoritë dhe Ideologjitë e Edukimit, profesori shton, jeni shumë, jeni shumë, do t`ju ndajë në katër grupe, dua t`ju pyes një nga një, që të informohem sa të formuar jeni profesionalisht. Dua të më dërgoni me e-mail ndonjë material që keni shkruar ose merrni temën; “Si funksionon edukimi në Shqipëri?” Vetedukimi pak i zbuluar nuk ka jetë, nëse nuk orientohet në drejtimin e duhur, se çfarë duhet të përvetsoni e çfarë duhet të mënjanoni? Si ka ndodhur, kur ka filluar, dhe si ndodh? Pyetjet duan përgjigje. Kush ka qenë, është dhe ka me qenë. Atdhedashuria shkon me gen, deri në 150 vjet, ndërsa akumulimi i njohurive përpara, se ato të shpjegohen janë pasojë e progresit të zhvillimit global. Mos i humbisni shënimet, fëmijët tuaj mësoni dhe vetë, nëse s`jeni të kënaqur me mësuesit, keni shancin që keni vazhduar për mësuesi, më mirë vonë se kurrë i thonë një fjale.” 


Qarkoni shprehjen që ka thënë Djuit se; “Thelbi i kërkesës për liri është nevojë e kushteve që do të mundësojë një individ, për të dhënë vetë kontributin e tij të veçantë në interes të grupit dhe të marrë pjesë në aktivitetet e tij, në mënyra të atilla që udhëzimi social të jetë një çështje e qëndrimit, e sjelljes së tij mendore dhe jo thjesht një ndikim autoritar.”


Drita (Gjaci) Topjana Mësuese e Arsimit Fillor

4,256 Lexime
4 vjet më parë