22 PRILLI

Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor

Në Ditën e Tokës mesazhet që kanë shpërndarë nxënësit dhe mësuesit nga të gjitha trojet shqiptare janë mesazhe që meritojnë vëmendjen e plotë për t’u sensibilizuar në mbrojtjen e mjedisit. Portali Shkollor sjellë disa prej tyre...

Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për mënyrat që mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit, në parandalimin e shkatërrimit të Tokës, si dhe për të na kujtuar ndotjen e planetit.


Sigurisht, kjo ditë duhet të shënohet në mënyrë adekuate për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë sesa i rëndësishëm është mjedisi dhe për të menduar “ekologjikisht”.


Për t’u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për çdo orë e çdo ditë!


Sot vlen të duartrokasim gjithë punën dhe projektet që kanë realizuar nxënësit por edhe mësuesit shqiptar me rastin e Ditës së Tokës, që edhe pse në kushte të izolimit social, i kanë kushtuar vëmendje planetit, natyrës dhe mjedisit ku jetojmë, nëpërmjet mesazhe të mrekullueshme që kanë ndarë veçanërisht në Portalin Shkollor. 


TANI NA MBETET TË VEPROJMË, DUKE VËNË NË ZBATIM ÇDO DASHAMIRËSI TË SHFAQUR PËR PLANETIN TONË, PËR TA MBROJTUR ATË DHE PËR TË JETUAR NË NJË MJEDIS TË PASTËR! 


Ne po sjellim disa prej video-mesazheve të nxënësve dhe mësuesve të ndryshëm: 

22 prilli, Dita Botërore e Tokës, 50 vjet nga themelimi 


Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës dhe nga mbi 500 milionë njerëz. Kjo shifër renditet në ditën e tretë në botë për festimet. Dita e Tokës filloi të përkujtohet që nga viti 1970. Zyrtarisht, OKB-ja e themeloi 22 prillin si Dita e Tokës dhe prillin si muaji i Tokës. Kjo ditë festohet në mbarë botën me një shumëllojshmëri aktivitetesh të tilla si pyllëzime, fushata të ndryshme, shfaqje, panaire, etj. 


Dita e Tokës ka flamurin e vet, i cili është quajtur Flamuri Ekologjik. Flamuri është dizenjuar nga karikaturat e artistit Ron Cobb në vitin 1969 në dy ngjyra, i gjelbër dhe i bardhë. E bardha nënkupton ajrin e pastër dhe e gjelbra tokën e gjelbër. Flamuri përmban gjithashtu Flamuri Ekologjikshkronjat "E" dhe "O", që nënkuptojnë "mjedisin" (environment) dhe organizmin (organizëm).

Flamuri Ekologjik

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

20,421 Lexime
4 vjet më parë