TË SHKRUARIT

Mësoni të shkruani bukur në shtatë hapa të thjeshtë

Të shkruarit përbën një element mjaft të rëndësishëm. Nxënësit duhet të mësohen sesi të shkruajnë një ese, si t'i përdorin argumentat e tyre. Ju sjellim shtatë hapa, të cilat lehtësisht do ndihmojnë nxënësit tuaj.

-Për fat të keq, në shkollën tonë nuk i kushtohet aq shumë rëndësi të shkruarit, esesë. Mësuesit duhet të ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë të menduarit kriktik, duke i propozuar vetë temat, duke shkruar vetë disa fjalë kyçe.


-Më tej të bashkërendojnë tekstin, për ta bërë atë sa më të kuptueshëm, të përshkruajnë botën që i rrethon, të ekspozojnë fakte, të shprehin mendimet e tyre.


-Duhet të përpiqen të imagjinojnë të gjitha detajet, duke kompozuar në këtë mënyrë të gjithë përfytyrimin e tyre, eseja do të jeftë më e larmishme.


-Ju mund të shkoni më tej: të krijoni një listë fantastike të fjalëve që nuk përputhen plotësisht me njëri-tjetrin, dhe më tej nxënësit të përpiqen të krijojnë një ngjarje të komplikuar ose të mahnitshme në të cilën do të përdorni çdo fjalë të caktuar, 


-Përpara se të shkruajnë, nxënësit duhet të lexojnë shumë rreth asaj teme, libra të ndryshëm të sugjeruar nga mësuesi. E rëndësishme është të mbahen shënmime.


-Mendimet më interesante bëjini pjesë të esesë.


-Stili duhet të jetë lakonik, fjali të thjeshta, të shkurtra, të qarta.


Duke i ndjekur të gjithë këto hapa do të kuptoni që nxënësit tuaj do përmirësohen ndjeshëm dhe do i lindë akoma më tepër dëshira për të shkruar.


(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

7,081 Lexime
5 vjet më parë