Roli i mësuesit, të kthehet në modelin social

Mësuesi, kjo figurë poliedrike, aset i investimit shoqëror

Roli i mësuesit është të kthehet në modelin social që duhet ndjekur. Të përfaqësojë atë çfarë një vend ofron për t’u ndjekur. Të përfaqësojë avangardën. Të ndërtojë e ndryshimin, përshtasë shijen dhe reagimin e shoqërisë ndaj ndryshimit.

Prej shumë kohësh figurës së mësuesit i janë zgjeruar atributet. Ai prej dekadash e ka kaluar pragun e të qenit thjesht një kalues i njohurive të një lënde të veçantë nga vetja tek nxënësi. Nuk është më qendra e të mësuarit, por fokuson nxënësin e nevojat e këtij të fundit për dije. Kjo nuk do të thotë aspak që roli i mësuesit është zbehur, përkundrazi, ai është e duhet ndërtuar si figurë poliedrike e pajisur më një tërësi kompetencat të cilat i  mundësojnë udhëheqjen e nxënësit drejt suksesit.


Mësuesi beson në përparimin e nxënësit. Orienton dëshirat e tij. Zhvillon aftësitë. Ngulmon në punën e qëndrueshme e të vazhdueshme të ndërtimit të dijes. Ndërton aftësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Dhe përpos kësaj, ka pjesën e tij të përgjegjësisë së mirëqenies së nxënësit. Ndërton mjedis të përshtatshëm për të siguruar marrjen e një njohjeje shkencore të shëndetshme. Ndërton kompetencat për të siguruar përshtatshmërinë e nxënësit jo vetëm në sistemin arsimor shqiptar, por edhe në atë Evropian, komunitet në të cilin po kërkojmë të arrijmë. 


Çdo input njerëzor i investuar në përparimin e shoqërisë është rezultat i punës së një mësuesi. Dhe po në të njëjtën mënyrë, çdo autput i sistemit është po rezultat i punës së tij. Ajo që mbetet për t’u parë është përgjegjshmëria dhe përgjigjshmëria e shtetit ndaj rolit dhe nevojave të mësuesit në mënyrë të tillë që ky i fundit të kthehet në një haset të investimit shoqëror. 


Roli i mësuesit është të kthehet në modelin social që duhet ndjekur. Të përfaqësojë atë çfarë një vend ofron për t’u ndjekur. Të përfaqësojë avangardën. Të ndërtojë e ndryshimin, përshtasë shijen dhe reagimin e shoqërisë ndaj ndryshimit. Ndaj bashkangjitur figurës së tij duhet të ndërtohet një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh. Të vendosur në një marrëdhënie të qëndrueshme komunikimi dhe duke përfshirë aktorët kryesorë të shoqërisë; prindërit, nxënësit, komunitetin, do të bëhen të dukshme rezultatet e rolit të mësuesit. Këtij modeli të qëndrueshëm orientimi në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen i përkasin gjithë meritat e përparimit të shoqërisë që vazhdimisht ndryshon formën e përmbajtjen e saj, mbështetur në figurën që ofron mësuesi.


Blerina Gjika, mësuese letërsie, shkolla "Jakov Xoxa", Fier.


(Portali Shkollor)

6,225 Lexime
5 vjet më parë