RAST SUKSESI

Mësuesit që e duan mësimdhënien, i mësojnë nxënësit të duan nxënien

Të përçoj tek nxënësit e mi dijen, besimin, dëshirën, pasionin, vullnetin dhe të zhvilloj tek ata të menduarit kritik dhe hulumtues. Dija për t’i formësuar dhe besimi se ata do të jenë më të mirë seç jemi ne mësuesit e tyre.

Motoja ime është: “Të përçoj tek nxënësit e mi dijen, besimin, dëshirën, pasionin, vullnetin dhe të zhvilloj tek ata  të menduarit kritik dhe hulumtues. Dija për t’i formësuar dhe besimi se ata do të jenë më të mirë seç jemi ne mësuesit e tyre.”


Dr. Irida Hoti është mësuese gjuhe dhe letërsie në Medresenë e Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia”, gjithashtu fituese e Çmimit Kombëtar “Mësuesja e Vitit në Inovacion”.


Në fushën e mësimdhënies nuk e ka gjetur veten rastësisht pasi ajo rrjedh nga një familje me tradita arsimore. “Unë vij nga Shkodra, qyteti i dijes dhe i kuturës. Përmes këtij qyteti ka ardhur edhe edukimi dhe shkollimi im. Unë rrjedh nga një familje me tradita arsimore. Gjyshi im Sheuqet Muka, “Mësues i Popullit”, ishte një figurë e shquar e arsimit shqiptar, i cili ka lënë gjurmë si mësues dhe drejtues në vitet 1913-1939 në Shkodër dhe në Tiranë". Nëna ime Safet Muka (Myftija) më ka ushqyer pasionin për mësimdhënien (megjithëse karriera e saj u ndërpre për gati 24 vjet (1967-1991), si bijë e një familjeje të përndjekur nga regjimi i asaj kohe). Unë sot po realizoj një ëndërr të tyre, po jap kontribut në fushën e arsimit dhe po i rikthej familjes sime traditën arsimore, e cila iu mohua për shumë vite.


E konsideroj veten me fat, sepse kam pasur mësues dhe profesorë figura të shquara në fushën e arsimit në Shqipëri, drejtues, kolegë, bashkautorë, që besuan tek unë dhe më kanë nxitur të eci përpara.. Me nxënësit përpiqem që teoritë dhe praktikat mësimore t’i aplikoj në orët mësimore. Kam zgjedhur në mësimdhënien time të ndërthur teknikat tradicionale me ato bashkëkohore, por me pikësynim – rëndësinë e të aplikuarit të teknikës si duhet dhe kur duhet.


Shprehjet që përdor më shpesh drejt nxënësve janë:

• Ju mund ta bëni këtë! (Nuk ka nxënës që nuk di të bëjë diçka, mjafton ta motivojmë dhe të zbulojmë atë që di të bëjë.)

• Kërkoni, hulumtoni…. (Vetëm njerëzit kreativë kanë ide kreative dhe nuk mund të kemi ide pa kërkuar në fillim.)

• Bashkëveproni, konkuroni. (Puna në grup sjell punë të mira. Aftësitë konkuruese krijojnë kreativitet më shumë se ato bashkëvepruese.)


Sa më shumë rritem profesionalisht kuptoj se nuk është vetëm mësimdhënia (të shpjeguarit), por aftësia dhe dëshira e pasioni t’i bëj nxënësit të punojnë me njëri-tjetrin, të punojnë me njohuritë, të punojnë me teknologjinë dhe informacionin.


Motoja ime është: “Të përçoj tek nxënësit e mi dijen, besimin, dëshirën, pasionin, vullnetin dhe të zhvilloj tek ata  të menduarit kritik dhe hulumtues. Dija për t’i formësuar dhe besimi se ata do të jenë më të mirë seç jemi ne mësuesit e tyre.”


Mësimdhënia është më tepër se një profesion. Një nxënës me ndihmën e mësuesit motivohet, duke arritur objektiva si vetë mësuesi. Arritja e mësuesit është kur ai është i suksesshëm me nxënësit e tij, puna e tij matet me arritjet e nxënësit. Mesazhi për mësuesit: “Mësuesit që e duan mësimdhënien, i mësojnë nxënësit të duan nxënien".




Irida është autore dhe bashkautore e teksteve të mëposhtme:

(Portali Shkollor)

14,395 Lexime
4 vjet më parë