Ese

Mësuesja ime ideale

“... Jo të gjithë kanë shansin të takojnë mësuesin "ideal", por ata fatlumë që e gjejnë këtë person, janë të bekuar. Unë jam një njeri me fat dhe e kam takuar mësuesen time ideale në vitin e parë të shkollës së mesme...”

Sa dëgjoj të flitet për mësuesin ideal, menjëherë në mendje më vjen mësuesja ime. Jam i sigurtë se shumë mësues janë afër të qenit ideal, por kjo ndryshon nga një nxënës tek tjetri. Për mua, mësuesi "ideal" është dikush që ju bën të argëtoheni me mësimin, dikush që të mbështet dhe shkon përtej detyrës për t'ju shpjeguar. 


Jo të gjithë e kanë shansin të gjejnë dhe të takojnë mësuesin "ideal", por ata fatlumë që e gjejnë këtë person, janë të bekuar. Unë jam një nga ata njerëz me fat dhe e kam takuar mësuesen time ideale në vitin e parë të shkollës së mesme. Ishte mësuesja ime e anglishtes gjatë vitit të parë. 


Kur hyra në klasë ditën e parë e dija që do ta doja këtë mësuese. Personaliteti i veçantë dhe zërat e saj gazmorë gjithmonë më bënin të qeshja derisa me dilnin lotë nga sytë. Mësuesja na rrëfeu një herë se gjithmonë kishte dashur të ishte një zë në Disney, Disney do të ishte bekuar po ta kishte atë! Jam e lumtur që e kisha mësuese. 


Unë mendoja tërë ditën kur do të vijë ora e mësimit që do të zhvillojmë së bashku. Isha e ngazëllyer për ditët që në orar kisha gjuhë angleze. Unë mund të ulem në atë klasë dhe të qëndroj gjatë gjithë ditës dhe e urreja se ishte vetëm një orë e gjysmë, sepse ajo kalonte shumë shpejt për mua. Anglishtja gjithmonë kishte qenë pika ime e fortë. Unë vazhdova të kisha një dashuri të fortë për anglishten dhe një notë të lartë gjatë gjithë vitit. Ndërsa vijoja të shkoja në këtë klasë, fillova ta dua atë gjithnjë e më shumë. Qershori erdhi shumë shpejt dhe unë do të jem plotësisht e sinqertë, qava në ditën e fundit të shkollës. Realiteti më "goditi": nuk do të isha më në klasën e anglishtes, isha rritur! 


Kjo mësuese është e tillë, e pabesueshme! E kam vizituar gjatë vitit të dytë të shkollës së mesme dhe kur kam pasur vështirësi, gjithmonë vrapoja tek ajo. Në vitin e ri erdhi një mëues i ri dhe kisha  shumë vështirësi në përshtatjen me të. Ishte një mësues më i vendosur, jo shumë emocionues e gazmor siç ishte mësuesja ime. Kërkoja të kthehesha përsëri në anglisht. Por me ndihmën e saj, më në fund e  pëlqeva mësuesin e ri të anglishtes, edhe pse qasja e tij nuk ishte kurrë stili im dhe ende jam duke kërkuar një mësues me të njëjtin stil si mësuesja ime e anglishtes në vitin e parë.


Tani jam një i ri në shkollë të mesme, por ende kthehem prapa dhe vizitoj këtë mësuese të mrekullueshme që ka ndikuar në jetën time në mënyrë kaq të pabesueshme. E vizitoj çdo mëngjes para shkollës, dhe ndonjëherë edhe pas shkollës përpara praktikës. Ajo vazhdon të jetë një grua e tillë mbështetëse dhe frymëzuese në jetën time dhe unë nuk mendoj se kjo do të përfundojë kurrë. Kur kam nevojë për ndihmë ose jam vetëm pas një ditë të keqe, i drejtohem asaj dhe gjithmonë më bën të ndihem shumë më mirë. Kur kam një garë të madhe, madje edhe në ditët kur kam dalë i fundit në garë, ajo gjithmonë më thotë se është krenare për mua, dhe e thotë me sinqeritet.


Edhe pse nuk e kam pasur atë si mësuese që nga viti i parë, ajo ende vazhdon të luajë një rol kaq të rëndësishëm në jetën time dhe më udhëzon mua për të ecur përpara.  Unë jam i bekuar që e kam në jetën time dhe e them me krenari se ajo është mësuesja ime, frymëzimi im, mbështetja dhe shoqja ime. Për ata që janë të bekuar me një mësues të pabesueshëm, siç e kam unë, përqafojeni dhe mos e lini të shkojë. Unë e di edhe pse jam larguar në kolegj; kjo grua do të jetë përgjithmonë një pjesë e jetës sime si mësuese dhe si një mikeshë.


(Always Smilin, Goffstown, NH; përshtati: A. Hoxhaj, Portali Shkollor)

21,974 Lexime
2 vjet më parë