![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-11/02/6498-0-6b36b42b6447c6e2bb8cb4aebf36cfa1.jpg)
“Miushët lexues” të “Osman Myderizit” në një orë të hapur për “Hajduten e buzëqeshjeve”
Në mjediset e librarisë Albas u zhvillua një takim i ngrohtë me miqtë e klubit “Miushi lexues” dhe autores Sevi Lami Agolli. Kësaj here këtij klubi leximi iu bashkuan nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Osman Myderizi”, të cilët biseduan për librin e ri të autores “Hajdutja e buzëqeshjeve”.
Në mjediset e këndshme të librarisë “Albas u zhvillua një takim i ngrohtë me miqtë e klubit “Miushët lexues” dhe autores Sevi Lami Agolli. Kësaj here “Miushët lexues” të klubit të leximit ishin nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Osman Myderizi”, që hynë gjithë hare dhe gëzim me libra në duar në mjediset e librarisë. Krahas librit “Hajdutja e buzëqeshjeve”, që e kishin lexuar më parë, me vete kishin dhe një fletore, ku kishin përgatitur pyetje pafund për autoren. E futur mes tyre, autorja iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tyre nga më të ndryshmet, si:
- Cili nga këto tregime të pëlqen ty më shumë?
- Çfarë të shtyu të botosh një libër të tillë?
- Cilat janë disa nga gjërat që të frikësojnë më shumë dhe çfarë bën kur përballesh me ta?
- Po për ty, cila është “hajdutja” që të vjedh buzëqeshjet?etj.
Shumë nxënës të kësaj klase kishin shkëputur nga tregimi i tyre i preferuar edhe paragrafin që pëlqenin më shumë. Ata ndanë me autoren dhe mësuesen Nilën përvojat dhe ngjarjet që i kishin frikësuar më shumë dhe folën për rregullat që duhet të mbanin parasysh kur përballeshin me ngjarje të tilla.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-11/02/6498-2-6b36b42b6447c6e2bb8cb4aebf36cfa1.jpg)
Takimi u mbyll me duartrokitje dhe secili nxënës më librin në dorë mori një autograf nga autorja, për ta pasur kujtim nga jeta e tij fëmijërore dhe nga kjo orë bashkëbisedimi me autoren.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Stafi ALBAS: I mbarë qoftë për ju ky vit shkollor, 2020-2021
Tituj librash për festat kombëtare të 28-29 Nëntorit nga ALBAS
Natasha Pepivani mbush 75-vjeç, Rita Petro: Një grua e rrallë, një profesioniste e shkëlqyer e gjuhës shqipe