GRAMATIKË

MU (pjesëz) VS M’U (trajtë e shkurtër e bashkuar)

Shpesh pjesëzën "mu" e ngatërrojmë me trajtën e shkurtër të bashkuar "m'u" ose anasjelltas. Duhet të dimë se, kur është pjesëz, ajo shkruhet pa apostrof dhe kur është trajtë e shkurtër, shkruhet me apostrof.

Shpesh pjesëzën "mu" e ngatërrojmë me trajtën e shkurtër të bashkuar "m'u" ose anasjelltas. Duhet të dimë se, kur është pjesëz, ajo shkruhet pa apostrof dhe kur është trajtë e shkurtër, shkruhet me apostrof.

Por, si ta dallojmë kur është pjesëz "mu" (pa apostrof) dhe kur trajtë e shkurtër "m'u"  (me apostrof)?


Mu - pjesëz (pa apostrof) përdoret para një fjale a një togfjalëshi për ta përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj. Kjo pjesëz mund të zëvendësohet edhe me "pikërisht", "ashtu" për ta pasur më të lehtë dallimin nga trajta e shkurtër.  P.SH.: Mu në fillim të librit. Mu në krye të dhomës. Mu në fund të enës. Mu në mes të qytetit . Mu në zemër. Mu në shenjë. Mu këtu (aty). Mu si në dasmë. Mu si luftë. Mu si i çmendur.


M’u - trajtë e shkurtër e bashkuar (me apostrof), që formohet nga trajta e shkurtër e rasës dhanore, veta e parë “mua më”, plus pjesëzës "u" të trajtave pësore-vetvetore të foljeve. Nën ndikimin e pjesëzës “u” të pësores bie zanorja ”ë” e “mua më”, ndaj përdoret me apostrof ('). P.SH.: M'u bë zemra mal; m’u desh të shkoja, të m’u bësh të fala etj.

Pra, mbani mend, kur thekson një vend a kohë është pjesëz dhe shkruhet pa apostrof. 


Përgatiti Sevi (Lami) Agolli

5,349 Lexime
7 vjet më parë