Sukses i QTPA

Mundësi e mirë për të marrë pjesë në trajnimin e radhës “Baza ligjore dhe etika profesionale” (në mbështetje të provimit të Kualifikimit)

Për herë të parë në Shqipëri, Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve ALBAS po zhvillon trajnime për mësuesit/et në mbështetje të përgatitjeve për provimet e Licencës, Kualifikimit dhe Portalit “Mësues për Shqipërinë”, kjo në saje të kërkesave të vetë mësuesve/eve, të cilët/të cilat do të japin këto provime.

Për herë të parë në Shqipëri, Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas (QTPA) po zhvillon trajnime për mësuesit/et në mbështetje të përgatitjeve për provimet e Licencës, Kualifikimit dhe Portalit “Mësues për Shqipërinë”, kjo në saje të kërkesave të vetë mësuesve/eve, të cilët/të cilat do të japin këto provime. 


Qendra e Trajnimeve ALBAS pas gjithë përvojës së fituar duke zhvilluar trajnime të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, si dhe në këshillim me specialistët e saj, ka vlerësuar si të nevojshëm zgjerimin e shërbimit në fushën e zhvillimit profesional.  Këto trajnime do të rrisin shkallën e performancës së mësuesve/eve në provimin e kualifikimit, (nevojë e domosdoshme, sidomos për mësuesit që kërkojnë të marrin shkallën e kualifikimit  5-vjeçar).  


Pas njoftimit nga Qendra e Trajnimeve ALBAS për zhvillimin  e këtyre trajnimeve në mbështetje të provimit të kualifikimit, mësuesit treguan një interes të jashtëzakonshëm për të marrë pjesë dhe për t’u orientuar në fusha të ndryshme të provimit. 


 Trajnimi i plotë i cili do të mbahet nga specialistë të fushës së arsimit, është konceptuar në katër module, mbështetur në fushat kryesore të përmbajtjes së provimit të kualifikimit: 

1. Ndërtimi i Portofolit të mësuesit (Ndërtimi i dosjes);

2. Baza ligjore dhe etika profesionale;

3. Metodologjia e mësimdhënies;

4. Niveli shkencor.


Seanca e parë u zhvillua online më datë 26 shkurt 2021.  Mësuesit  u njohën teknikisht me dokumentet e përmbajtjes së portofolit të mësuesit dhe të mënyrës se si hartohen ata, kriteret e procedurat e kualifikimit, duke synuar rezultatin më të lartë në vlerësimin e tij. Shpjegimi i hollësishëm i mënyrës së ndërtimit të: planit të veprimtarisë së klasës; rubrikave të planifikimit ditor; rezultateve të të nxënit; hartimit të testit të standardizuar, mbështetur në tabelën blue print dhe hartimi i një projekti kurrikular, u vlerësuan si hapa të domosdoshëm për t’u qartësuar gjatë trajnimit. Gjithashtu vëmendje iu kushtua edhe kritereve për vlerësimin në portofol të dokumenteve përbërëse të tij. 


Grupi i mësuesve/eve pjesëmarrës ishte i larmishëm nga e gjithë Shqipëria. 


Për të marrë një vlerësim në lidhje me zhvillimin e trajnimit dhe efektivitetin e tij, portali shkollor kontaktoi me një prej pjesëmarrësve. Mësuese Suela nga Kavaja pohoi se trajnimi mbështetës për modulin e “Ndërtimit të Portofolit të Mësuesit” (ndërtimi i dosjes) e kishte bërë të ndihej më e sigurt, pasi deri më tani ajo thjesht kishte marrë dokumente të gatshme, pa u drejtuar dhe udhëzuar nga askush për mënyrën si ndërtoheshin ato. Duke iu shpjeguar hap pas hapi ndërtimi i këtyre materialeve gjatë trajnimit, ishte ndërgjegjësuar për cilësinë e ndërtimit të tyre, kur realizohen në përputhje me kërkesat. 


“Trajnimi i parë që zhvillova për provimin e kualifikimit ishte tepër efikas, si për hartimin e dokumenteve zyrtare, ashtu edhe për ndërtimin e materialeve të kërkuara. Mendoj që ky trajnim më ka shërbyer si përvojë e mirë jo vetëm mua, por edhe mësueseve të tjerë pjesëmarrës, për faktin se kishim mundësinë të shihnim larmishmëri temash të planeve të veprimtarive të klasave, modele projektesh kurrikulare, testesh të ndryshme mësimore rezultate të të nxënit etj. Ajo çfarë përfituam më shumë ishin teknika e ndërtimit të tyre, të cilat na shërbejnë jo vetëm për të ndërtuar këtë portofol, por edhe në punën e përditshme në shkollë. Shpesh na ndodh që mësuesit nuk ndihen të lirshëm në shkëmbimin e përvojave dhe këto materiale hartohen pa u mbështetur teknikisht në njohuri të nevojshme. Dua të theksoj edhe një detaj interesant, edhe pse trajnimi u zhvillua online, në fund të tij ne patëm mundësinë të bashkëbisedonim jo vetëm me trajneren, por edhe me njëri-tjetrin, duke krijuar në këtë mënyrë një rrjet të ri komunikimi mes kolegëve. Ky trajnim ishte frytdhënës për të gjitha ciklet dhe profilet e mësuesisë”- është shprehur mësuese Suela.


 “Mendoj se trajnime të tjera të tilla duhet të organizohen më shpesh, pasi, nëse ato rritin nevojën e ndërgjegjësimit të mësuesve/eve, se zhvillimi profesional është jo vetëm nevojshëm të realizohet sipas shkallëve të caktuara, por ai kërkon një investim kohor e intelektual të vazhdueshëm nga ana e mësuesit.  Koha, metodologjitë dhe zhvillimi teknologjik janë sfida që e vë mësuesin në pozita të vështira përpara nxënësit, i cili rend me hap më të shpejtë. 

 Trajnimi ishte i shoqëruar me literaturë mbështetëse e modele mësimesh të publikuara edhe nga Portali Shkollor Albas”. 


Seanca tjetër e trajnimit në mbështetje të provimit të kualifikimit do të zhvillohet më datë 20 Mars 2021, në modulin “Baza ligjore dhe etika profesionale”. Ai do të drejtohet nga specialistë të fushës së ligjit dhe të etikës profesionale dhe do të konsistojë në njohjen e mirë të ligjeve dhe udhëzimeve, si dhe do të jetë në përputhje me natyrën e pyetjeve që janë zakonisht pjesë e provimit. 


Mësuesit e interesuar mund të bëhen pjesë e këtij trajnimi duke e ndjekur atë online. 


Të gjithë ata mësues që janë të interesuar, janë të lutur të na kontaktojnë për në trajnimin e ditës së shtunë, 20 mars, në numrin 0697070480, ose në adresën e emailit [email protected] 

Jeni të mirëpritur!


 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,502 Lexime
3 vjet më parë