QTA trajnim me kredite më 6 dhjetor, moduli: “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
Qendra e Trajnimeve Albas organizon online në Zoom trajnimin me kredite “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët” më datë 6 dhjetor 2025. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.
Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 06.12.2025, trajnimin me kredite për modulin:
Moduli: Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët
Moduli synon të ndihmojë mësuesit dhe drejtuesit e këtyre institucioneve që të krijojnë klimë miqësore dhe një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët, ku secili të ndihet i mirëpritur, të marrë pjesë dhe të përfshihet në veprimtaritë që zhvillohen në grup, si dhe të arrijë rezultatet e të nxënit.
Moduli trajton:
aspekte të organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative në institucionet parashkollore që kanë fëmijë të margjinalizuar (romë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara, pakica kombëtare etj.).
Rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:
Gjatë zhvillimit të këtij moduli, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve parashkollore:
- vlerësojnë rëndësinë e klimës miqësore në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës;
- analizojnë karakteristikat e një kopshti miqësor për fëmijët;
- përcaktojnë përfitimet e fëmijëve, prindërve, mësuesve, komunitetit dhe shoqërisë nga një kopsht miqësor;
- hartojnë strategji/plane që shërbejnë për krijimin ose përmirësimin e klimës pozitive në kopsht;
- përcaktojnë rrugët e bashkëpunimit me kolegët, prindërit dhe komunitetin për krijimin e një kopshti miqësor;
- aftësohen se si të edukojnë te fëmijët mesazhin e të drejtave të barabarta, të barazisë gjinore, të gjithëpërfshirjes, të tolerancës, të respektimit të diversitetit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin.
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim kliko në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/21860
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
QTPA trajnim me kredite në datën 17-18 janar 2026, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës
Në datat 13-15 prill zhvillohen trajnime me kredite në Kukës