QTA trajnim më 29-30 Gusht për modulin: MËSUESI INOVATOR – STEM Multidisiplinar dhe të Nxënit Jashtë Klasës
Qendra e Trajnimeve Albas, do të zhvillojë në datat 29-30 Gusht 2026 trajnimin për modulin “MËSUESI INOVATOR – STEM Multidisiplinar dhe të Nxënit Jashtë Klasës (Outdoor Learning)”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 29-30 Gusht 2026 trajnimin për modulin:
MËSUESI INOVATOR – STEM Multidisiplinar dhe të Nxënit Jashtë Klasës (Outdoor Learning)
Moduli synon: Moduli synon të zhvillojë kompetencat e mësuesve për të zbatuar qasjen multidisiplinare STEM dhe të nxënit jashtë klasës (Outdoor Learning) si metodologji për mësim autentik, aktiv dhe të lidhur me jetën reale. Ai i ndihmon mësuesit të integrojnë Shkencën, Teknologjinë, Artet dhe Matematikën (STEM/STEAM) në projekte ndërlëndore, dhe ta transformojnë oborrin e shkollës, mjedisin e jashtem dhe komunitetin lokal në laborator të gjallë mësimor për të gjitha lëndët: matematikë, shkenca, gjuhë, histori dhe arte.
Moduli trajton:
Seanca I: STEM multidisiplinar dhe procesi i dizajnimit inxhinierik: filozofia, modelet e integrimit dhe planifikimi ndërlëndor
Seanca II: STEAM dhe të nxënit jashtë klasës për matematikë e shkenca: aktivitete praktike në oborr dhe natyrë
Seanca III: Të nxënit jashtë klasës për gjuhë, histori dhe arte; komuniteti si kampus mësimor
Seanca IV: Siguria, logjistika dhe dizajnimi i një ore të plotë jashtë klsSiguria, logjistika dhe dizajnimi i një ore të plotë jashtë klases.
Përfituesit nga trajnimi:
• Mësuesve të të gjitha lëndëve në arsimin fillor
• Mësuesve të arsimit të mesëm të ulët (AMU) për të gjitha lëndët.
• Mësuesve të arsimit të mesëm të lartë (AML), veçanërisht Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, TIK, Gjeografi, Gjuhë, Histori, Arte dhe Edukim Fizik.
• Edukatorëve të arsimit parashkollor (kopshte).
• Drejtuesve të institucioneve arsimore që duan të krijojnë kulturë shkollore me mësim multidisiplinar dhe jashtë klasës.
• Specialistëve të ZVA-ve dhe koordinatorëve të projekteve.
Ky trajnim ka 8 kredite dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar sipas udhezimit të MAS-it nr. 16, datë 22.07.2024, “Për organizimin dhe funksionimin e sistemit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve arsimorë”; të urdhrit nr. 157 të ASCAP-it, datë 23.09.2024, “Për miratimin e udhëzuesit për procedurat dhe kriteret e akreditimit dhe të njohjes së aktiviteteve të zhvillimit të vazhdueshëm profesional për punonjësit arsimorë”.
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/24661
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill: "Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve"
QTA trajnim më 7- 8 Shkurt, moduli “Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë”
Trajnim me kredit: Përgatitja e nxënësve për testin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në maturën shtetërore