PANAIRI I LIBRAVE PËR FËMIJËT

Në stendën e Albas-it për Panairin e Librit për Fëmijë nga data 24‒27 qershor

Mbahet në datat 24‒27 qershor edicioni i parë të Panairit të Librit për Fëmijë 2021, që synon të shndërrohet në traditë. Në këtë panair merr pjesë edhe Shtëpia Botuese Albas, e cila ka investuar në drejtim të botimeve të larmishme të librave për të vegjlit.

Mundësia për t’i dërguar fëmijët tuaj më pranë librave është Panairi i Librit për Fëmijë i cili do të zhvillohet nga data 24 deri më 27 qershor, pranë sheshit rikreativ të Pazarit të ri në Tiranë.

Në fakt, ky është edicioni i parë i këtij panairi ku merr pjesë edhe Shtëpia Botuese Albas, e cila numëron shumë tituj për fëmijë të moshave të ndryshme. 


Përgjatë kësaj fundjave nga ora 9 e paradites deri në orën 9 të mbrëmjes, ju prindërit bashkë me fëmijët mund t’iu gëzoheni blerjeve të librave më të preferuar ose të serive të pasura që sjellë Albas.


Kështu, këtë vit do ta keni më të lehtë të bëni zgjedhjen e librave që do t’i bëni pjesë të valixheve tuaja të pushimeve, pasi panairi ofron në një vend të gjitha botimet  për fëmijë nga shtëpitë botuese nga Shqipëria, por edhe Kosova. 

Ky panair organizohet nga Qendra e Librit për Fëmijë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe është i dedikuar për botimet për fëmijët.  

Gjatë ditëve të panairit do të ketë edhe takime të shkrimtarëve dhe përkthyesve me lexuesit, që do të organizohen prej disa shtëpive botuese që veprojnë në këtë fushë. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,462 Lexime
2 vjet më parë