Nëntori i festave kombëtare dhe vallja më e bukur e interpretuar për këtë vit të vështirë
Grupi i valleve të shkollës së Mesme të Bashkuar “Elmaz Ademi” Kukës ka realizuar vërtetë një interpretim të shkëlqyer për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Emocionet që të fal kjo video na bëjnë mirë në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë të gjithë.
Edhe festat janë ndryshe këtë vit, pasi COVID-19 na ka detyruar të ndryshojmë jo vetëm mënyrën tonë të sjelljeve, por edhe të festimeve!
Varësisht nga kjo, shkolla e Mesme e Bashkuar “Elmaz Ademi”, Kukës ka ditur si të festojë 28-29 Nëntorin e këtij viti.
Janë për t’u duartrokitur grupi i valltarëve të kësaj shkolle!
Nën kushtet e protokollit anti COVID, ata kanë zgjedhur ambientin e jashtëm të shkollës por edhe të zonës përreth për të kërcyer aq bukur dhe me emocion këngë shqiptare, si për të na përcjell mesazhe të nënkuptuara mbi ndjenjën e atdhetarisë....
Nën drejtimin e A.Berës, zv/drejtores së shkollës, ata kanë sjellë motivet shqiptare në veshje, në valle por edhe me melodinë e këngës së Pavarësisë që kanë zgjedhur të interpretojnë.
Anembane ushton Jehona
Diell i ri mbi trojet tona
Rreze t’arta mbi fushat kan ra
mblodha sot në mbretërin' time
nëpër shekuj ligjërime
gur mbi gur sot u bën kala...
“Tash sa vjet ne festojmë në këtë muaj dhe Ditën e shkollës. Por këtë vit jo si herët e tjera, po punojmë e festojmë ndryshe në kushtet e protokolit anti COVID. Sot ju përshëndesim me një valle realizuar nga grupi i valleve të shkollës, nën drejtimin e A.Berës, zv/drejtore e shkollës”, kështu shkruhet në një postim në faqen zyrtare të shkollës së Mesme të Bashkuar “Elmaz Ademi” Kukës .
Ju ftojmë të shihni dhe të përfshiheni në këtë interpretim kaq të bukur nga të rinj shqiptar!
Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Manushaqe Hoxha Laçi: Shkolla, vendi ku duhet të lulëzojë e ardhmja!
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit!
Ese: Mjedisi dhe njeriu