Opinion

“Nisma e MASR, vullneti është çelësi i suksesit”

Ky strukturim i ri orëve jep pikërisht hapësirën e duhur për të realizuar një shpjegim efikas, detyra cilësore, diskutime dhe ezaurime të çdo elementi që përfshin tema, duke ju dhënë kohën e duhur edhe punës në grup dhe aspektit praktik.

Nisma e re e propozuar nga një prind, e mbështetur nga mësues e nxënës dhe e analizuar nga specialistë për t’u vënë në jetë nga MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”, nismë që përfshin të gjithë pa përjashtim sepse bëhet fjalë për arsimin dhe kur flasim për arsimin duam apo nuk duam ne jemi të përfshirë të gjithë. Ajo që më bën përshtypje është reagimi i specialistëve të kësaj fushe dhe e dy aktorëve kryesor që përfshin kjo nismë, e nxënësve dhe e mësuesve.


Që një nismë të jetë e suksesshme duhet të ketë pritshmëri pozitive. 

Hapi i dytë i suksesit është ezaurimi i çdo nisme me vullnet dhe dëshirë maksimale për bashkëpunim që të kemi efikasitetin e dëshiruar.


Kështu analiza duhet të fillojë nga benefitet e kësaj nisme, si lehtësimi i çantave (problem që ishte jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit), efikasitet në formimin, të nxënin dhe përthithje 100% të materialeve të ofruara në shkollë. 


Si ta përkthejmë këtë: 45 minutat e një ore mësimore janë të pamjaftueshme për disa arsye: shpjegimi duhet të jetë disi i cunguar për t’u lënë kohë pyetjeve apo diskutimeve në klasë që në kohën time, kur isha nxënëse diskutimet mes nxënësve i bënim tek oborri i shkollës në pushimin e gjatë 30 minutësh pasi ora nuk na mjaftonte.) këtu as që mund të diskutojmë nëse të gjithë nxënësit arritën apo jo për të përthithur të gjithë informacion, për të marrë maksimumin nga shpjegimi, pasi mësuesja vet nuk ka kohë t’i rikthehet asaj që nxënësit nuk e kuptuan, 45 minuta janë totalisht të pa mjaftueshme për të ezauruar çdo element që lidhet me temën dhe me procesin e vlerësimit. Të gjitha këto përkthehen në: akumulim të boshllëqeve që vazhdojnë të jenë në mjegull për efektin kohë.


Ky strukturim i ri orëve jep pikërisht hapësirën e duhur për të realizuar një shpjegim efikas, detyra cilësore, diskutime dhe ezaurime të çdo elementi që përfshin tema, duke ju dhënë kohën e duhur edhe punës në grup dhe aspektit praktik.


Por çdo nismë ka edhe disavantazhe.


Ndryshimi nuk është i lehte përkundrazi ka shumë vështirësi. Vështirësia është veçanërisht për nxënësit që kanë provimet e maturës, pasi nisma duhej të zbatohej në fillim të procesit mësimor, por me bashkëpunim dhe me besimin e plot te kjo nismë do të kalohet kjo vështirësi.

Uroj që kjo nismë të zbatohet ashtu siç duhet efikasiteti i saj do jetë cilësia e garantuar në mësimdhënie dhe në mësimnxënien.


(Milena Selimi, Portali Shkollor)

1,911 Lexime
6 vjet më parë